Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Krujë, i akuzuar se ka kryer veprime të turpshme me një të mitur. Sipas Policisë është arrestuar 50-vjeçar me inicialet Sh.P, banues në fshatin Derven, i akuzuar për veprën penale “vepra të turpshme”
"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë ndaluan shtetasin Sh. P., 50 vjeç, banues në fshatin Derven, Krujë, për veprën penale “Vepra të turpshme”, pasi ka kryer vepra të turpshme me një shtetase të mitur", njofton policia.