Berish: Hyjmë në vitin e Flamurit

Berish: Hyjmë në vitin e Flamurit
TIRANË – Kryeministri Berisha në urimin drejtuar shqiptarëve e cilëson vitin 2012 si vitin e Flamurit Shqiptar. “Para se ora të shënojë me akrepat e saj ndërrimin e viteve unë si familjar, si mik e dashamirës, si qytetar por edhe si Kryeministër, dua të vij afër jush, të ndaj me ju gezimin e kësaj nate dhe të bashkoj mesazhin e urimit tim, të familjes sime dhe të qeverisë me mesazhet e shumta që ju merrni sonte me kartolina, letra, SMS, facebook, tëitter, dhe me shumë përzemërsi të uroj sejcilin prej jush dhe të gjithë të dashurit tuaj, të gjithë shqiptarët: Gëzuar Vitin e Ri 2012, vitin e Flamurit tonë!”, shprehet kryeministri në urimin e tij.
Në veçanti ai ndalet tek ata qytetarë që përjetuan gjatë vitit që po kalon, dhimbje, pikëllime shpirtërore nga skamja, sëmundja apo humbja e njerëzve të tyre më të dashur, duke ndarë me ta dhimbjet. Pasi ka bërë edhe në këtë urim përmbledhjen e atyre që kryeministri i cilëson suksese dhe ngjarjet kryesore, Berisha ka uruar edhe vitin e 100 vjetorit të pavarësisë.
”Viti 2012 që po troket në dyert dhe zemrat tona, do të jetë viti i 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Le ta shndërojmë, ne së bashku, këtë vit në jubileun e një nderimi të madh të të gjithë atyre që duke flijuar jetën dhe atyre që me mundin, djerësën e tyre bënë të mundur, që Shqipëria të bëhet 100-vjeçare si vend i lirë dhe i pavarur. Por, mbi të gjitha, le ta shndrrojmë në vitin e Flamurit tonë, në një vit përcaktues për integrimin e Shqipërisë në BE, shndrrimin e mëtejshëm të saj në një vend të zhvilluar.
Unë mbetem i përkushtuar dhe jam i bindur se, së bashku, do të realizojmë objektivat tona fisnike, të shkollimit më të mirë, të punësimit më të madh, të rritjes së rrogave dhe pensioneve, të shërbimive më cilësore për ju. Shqipëria po ndryshon, dhe ajo, vitin e ardhshëm, me shpejt do të ndryshojë. Gëzuar Vitin e Ri 2012! Vitin kurorë në ballin fisnik të dheut tonë të dashur, viti i 100 vjetorit të Pavarësisë!”, e mbyll urimin e tij kryeministri.

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Riaktivizohet vatra e zjarrit në bjeshkët e Shishtavecit, dhjetëra forca dhe banorë në operacion! Policia nis hetimet nëse është e qëllimshme (VIDEO)

Kukës/ Riaktivizohet vatra e zjarrit në bjeshkët e Shishtavecit, dhjetëra forca dhe banorë në operacion! Policia nis hetimet nëse është e qëllimshme (VIDEO)