Berisha: 300 studentë shqiptarë
përfitues nga Fondi i Ekselencës

Berisha: 300 studentë shqiptarë<br />përfitues nga Fondi i Ekselencës
TIRANË - Qeveria shqiptare heq çdo kufizim për pëfitiuesit nga Fondit i Ekselencës. Kryeministri Berisha e pohoi këtë fakt në ceremoninë e shpërndarjes së Fondit të Ekselencës për 67 studentët shqiptarë, të cilat janë pranuar të studiojnë në nivele të ndryshme akademike në disa prej universiteteve më të mira të botës. Berisha theksoi se brenda 2013 përfituesit e këtij fondi do të kapin shifrën prej 300 personave.
“Ne sot kemi rreth 67 kandidatë të cilët kanë përfituar nga fondi i ekselencës dhe në total brenda 2013 do të ketë 300 përfitues. Ky është një hap i mirë përpara por unë iu bëj thirrje të gjejmë të gjitha rrugët dhe mekanizmat për ta shumëfishuar këtë kontigjent. Unë iu garantoj që i vetmi fond që është pa limit është ky fond. Ne do të mbështesim çdo kandidat që aplikon në 15 universitet më të mira të botës” ka theksuar Berisha.
Kryeminisrtri ka pohuar se një arritje e madhe është edhe rritja e numrit të studentëve që këtë vit kap shifrën 49 studentë për 1 mijë banorë. Kjo, sipas tij është një arritje epokale, historike por jetike mbetet cilësia në shkollat tona të larta. Më tej kryeministri Berisha ka shtuar se të gjithë studentët shqiptarë, kudo që ndodhen në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe diasporë mund të konkurojnë në bazë të kritereve për të përfituar nga fondi i ekselencës.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza