TIRANE - Akt trimërie e ka vlerësuar ish-kryeministri Sali Berisha mbylljen e qepenave të dyqaneve në vend. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, deputeti demokrat akuzon qeverinë se operacioni ndaj informalitetit është terror ndaj biznesit. Ai thotë se qyqanet janë mbyllur jo se janë të paregjistruara në QKR ose nuk kanë kasën fiskale por se duan të  tregojnë një akt kurajoz ndaj terrorit të qeverisë.
 
Postimi i plotë ne Facebook i Sali Berishës:
Mbyllja masive e bizneseve ndaj 600 grupeve te kontrollit punetor, akt i vertete qytetar per t'u pershendetur!
Te dashur miq, mbyllja masive e bizneseve ishte dje reagimi i pare i guximshem dhe kurajoz i sipermarresve te Tiranes ndaj terrorit qeveritar te paprecedent ne nje vend te lire, qe do ushtrojne jo institucionet legjitime dhe ne perputhje me ligjet e vendit por 600 grupe kontrolli te perbere nga "çunat e krimit" dhe te tjere qe nuk kane asnje tager ligjor per te kontrolluar veprimtarine bizneseve pervec urrejtjes dhe mendjes se semure te Edi Rames.

Bizneset i treguan dje Rames dhe bandave te tij qepenat e mbyllura dhe ky akt eshte per t'u pershendetur si nje akt i guximit qytetar ne mbrojtje te shtetit ligjor. Edi Rama, i cili si analfabet ne ekonomi kujtohet vetem pas dy vjetesh deshtimesh te parikthyeshme te flase dhe te luftoje informalitetin. Ai kerkon ta bej kete me aksion ne stilin e eterve te tij, me kontrolle paralele qe te kujtojne kontrollet punetore te diteve me te zeza te diktatures. Ne operacionin, qe siç deklaroi dje duke bertitur si i luajtur: hekura, burg, burg, hekura, nipi i Spiro Kolekes, xhelatit te inteligjences teknike gjate diktatures hoxhiste, se do ta udheheqe vet ai, Rama synon, me tatimin e jashtezakonshem qe shkon dhjetefishi i tatimfitimit qe biznesi duhet ti paguajne atij dhe gjobat dhjete here me te larta se sa parashikimi i ligjit, kerkon te zevendesoje ne arken e shtetit 180 milione euro qe se bashku me suiten e tij ka vjedhur ne dogana e tatime gjate ketij viti.

Duke mbeshtetur çdo perpjekje ligjore ne luften kunder informalitetit, denoj terrorin shteteror qe ushtrohet ndaj biznesit nga fallanga qeveritare qe kane qellim te vetem grabitjen e tij.

Ju beje thirrje bizneseve te organizohen sa me pare ne mbrojtje te ligjit dhe veprimtarise te tyre te ndershme!

Fotot e postuara nga Berisha
dyqane mbyllur qepena

dyqane mbyllur qepena
dyqane mbyllur qepena

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)