TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha theksoi dje se vetëm me protesta popullore mund të ndalet qeveria e Edi Ramës. Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha komenton aksionet e ditëve të fundit të ndërmarra nga INUK për prishjen e ndërtimeve pa leje, ndërsa akuzon deputetin socialist të Vlorës Koço Kokëdhima si drejtuesin e operacionit. “Në një tjetër akt Rama – Kokëdhima, me operacionin e koduar “biri i bregut” prishën gjithë këto ditë në Dhërmi dhjetra e dhjetra hotele, lokale, shtëpi, të ndërtura në tokë e pronë private të regjistruar në hipotekë. Shumica dërrmuese e këtyre ndërtesave janë ndërtuar nga emigrantë, që pas 20 vitesh filluan të zhvillojnë pronat e tyre.
Në tërësi janë ndërtime me leje të dhëna në përputhje me masterplanin e financuar nga Banka Botërore dhe planin urbanistik të zonës. Ky është një akt kriminal i një paranojaku që hedh në erë shtëpitë, pronat, lokalet e qytetarëve dhe së bashku me to, Kushtetutën, ligjet, gjykatat, hipotekat e vendit”,- thekson Berisha në postimin e tij në “facebook”. Duke vijuar shkrimin e tij në rrejtin social ish-kryeministri pohon se me vendimet e fundit të ndërmarra nga kreu i qeverisë, Edi Rama, kanë rritur pasiguria ligjore tek qytetarët dhe se kjo mund të ndalet vetëm me protesta.
“Në krye të operacionit të shkatërrimit në prapskene është kapomafja e PS-së Kokëdhima. Qytetare e qytetarë, ajo që po ndodh në Vlorë mund të ndodhë me cdo shtëpi, lokal, pronë tjetër në cdo skaj të vendit. Mos harroni se prishja e ndërtimeve me leje të rregullt, pa një proces ligjor shpronësimi apo vendim të formes së prerë të Gjykatës përbën, pas ekzekutimit pa gjyq të qytetareve, aktin më ekstrem të pasigurisë ligjore në një shtet policor. Vetëm protesta e përgjithshme popullore mund t’i ndalë dorën Edi Ramës,energjia negative e të cilit po rrënon vendin”,- theksoi Berisha në “facebook”. E.Koçi
Shkrimi u publikua sot (19.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com