TIRANE - Berishës gjithnjë i shkon gjuha aty ku i ‘dhëmb’ dhëmbi. Sa herë që gjendet në vështirësi përballë kundërshtarëve politike, që i përmendin në çdo moment se sa herë ka qënë në pushtet në një formë apo tjetër ka ngritur sistem piramidal financiar, ekonomik, qeverisës dhe korrupsioni, menjëherë akuza e parë shkon jo vetëm për kundërshtarin politik të radhës që e “qendis” mirë me akuza deri dhe për familjen dhe jetën private, akuza është në bllok dhe për FMN.
Këtë organizëm financiar e ka në majë të gjuhës për të gjitha të këqijat që i kanë ndodhur gjatë qeverisjes, megjithëse gjithnjë e ka përzënë nga Shqipëria dhe “bashkëjetesa” me të ka qënë gjithnjë e pamundur. Kështu dhe në emisionin “Zonë e Lirë” nuk ka munguar që të sulmojë FMN si përgjëgjëse këryesore për piramidat në Shqipëri në vitet ‘96-’97. Ish-kryeministri Berisha shprehet për FMN se ka dështime të turpshme në Shqipëri.
Lidhur me marrëdhëniet e Ramës me FMN, ai përmendi dështimin në kohën e qeverisjes së parë. “FMN është një institucion i shkëlqyer, por që ka në historikun e tij dështime nga më klamorozet. Është një institucion madhështor, por që ka në Shqipëri dështimin ndër më të turpshmit me piramidat. Një nga zyrtarët më të lartë të FMN që më vonë u bë zëvendëspresident i Bankës Botërore, para dy vjetësh doli në sektor tjetër dhe kërkoi në valët e ‘VOA’ falje publike botërisht për qëndrimin ndaj piramidave në Shqipëri, z.Lee”, tha Berisha. Një akuzë të cilën ai e hedh për herë të parë ndaj këtij institucioni, marrëdhëniet me të cilin nuk i ka pasur të mira asnjëherë, për shkak të mospranimit të kritikave të saj.
Piramidat, edhe për faj të Bankës Botërore
Ish-Kryeministri Berisha rrallëherë mban përgjëgjësi për gabimet e bëra në qeverisjen e tij. Kështu vite më parë në mënyrë të beftë zgjodhi ditën e 20 vjetorit të Bankës Botërore në Shqipëri për të thënë se për krijimin dhe lulëzimin e fajdeve në vendin tonë kanë përgjegjësi edhe donatorët.
Pavarësisht se nuk pati një reagim publik, kjo deklaratë e kryeministrit që hedh përgjegjësi edhe tek donatorët mes të cilëve dhe Bankën Botërore për kaosin piramidal të 1997 ka shkaktuar jo pak befasi tek organizatorët e takimit. Ai pati vlerësime për rolin e BB në Shqipëri duke thënë se është një partner serioz dhe i qëndrueshëm për vendin tonë. Berisha duke iu rikthyer sërish çështjes së fajdeve, deklaroi se Qeveria e asaj kohe s’ishte aktori i vetëm në vend që s’mundi të parashikojë dhe ndalë krizën.
“Shqipëria kaloi një nga momentet më të dramatike me skemat piramidale dhe një burrë që arriti të bëhej dhe zëvendëspresidenti i Bankës Botërore, do gjente forcën integritetin qytetar për të kërkuar falje publike se s’[arriti të parandalonte piramidat në Shqipëri. Kurrë ndonjëherë, unë s’kam akuzuar Bankën apo ndonjë institucion tjetër për zhvillimin e tyre, por z.Lin, duke ditur bashkëpunimin e ngushtë që ne kishim, mendoi se ndofta duhet të kishte qenë më i vëmendshëm për parandalimin e tyre, gjë e cila, përbëri një moment të shkëlqyer transparence”, u shpreh Berisha në atë kohë.
Gazidede
Ish-kryeministri shqiptar, duke i dhënë lamtumirën ish-drejtuesit të SHIK më 1997, Gazidede, të ngarkuar me shtypjen e “revoltës komuniste”, ka theksuar se “banditët, e lidhur me disa agjenci zbulimi, donin të përmbysin me dhunë rendin kushtetues”.
Shkrimi u publikua sot (30.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com