TIRANE- Nga parku energjetik i Porto Romanos ku mori pjesë në përurimin e impiantit të parë të prodhimit të biokarbureve në Shqipëri, kryeministri Berisha sulmon programin “Rilindja Shqiptare” të opozitës dhe propozimin për rritjen e taksave ndaj të pasurve.
“Ata të cilët besojnë se mund të zhvillojnë vendin duke u vërsulur me taksa ndaj të pasurve, u kujtojnë shqiptarëve një kohë të cilën ata kurrë nuk do ta pranojnë më “- tha Berisha.
Ai e cilësoi impiantin, si një investim mjaft I rëndësishëm që shumë shpejt do e kthejë Shqipërinë në një eksportuese të biokarburve për Italinë dhe Evropën.
Duke nënvizuar objektivin e qeverisë për ruajten e mjedisit, si një përparësi madhore, Berisha sulmoi ata që ai i quajti, antiglobalistë duke i akuzuar se nuk kërkojnë mbrojtjen e mjedisit, por votat në plehra.
“Më duhet tu them antiglobalistëve, se nuk keni të ardhme se aleanca e juaj e fundit, të cilët qytetarët e rëndomtë, po e quajnë aleanca e plehut është e dëshpëruar e pashpresë. Se ju nuk promovoni aspak mjedisin e shëndetshëm, por kërkoni të rrëmoni vota në plehra, dhe ato nuk do i gjeni ndonjëherë”
.Berisha premtoi se qeveria do të marrë të gjitha masat lehtësuese për të siguruar një mjedis miqësor për investimet në këtë fushë dhe ftoi qytetarët të tregojnë vëmendjen më të madhe ndaj ruajtjes së mjedisit, po ashtu dhe ojq-të mjedisore që të jenë më active në këtë drejtim.
Impianti është bashkëpunim i dy kompanive shqiptare dhe italiane, dhe është një investim prej 5 milionë euro dhe me një kapacitet prej 100 mijë ton biokarbure në vit.
(s.g/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1638
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26