TIRANE - Partia Demokratike prezantoi sot kandidatët në qytetin e Gramshit. Kryeministri Berisha i kërkoi votën banorëve për investimet që janë bërë dhe do të bëhen në 4 vitet e ardhshme. Berisha premtoi pagën e 13-të.
"Ne do të rrisim rrogat dhe pensionet dy here më shumë se çmimet. Jam sot këtu për t'u premtuar të gjithë punonjësve të administrates shqiptare, se pavaresisht nga rritja e pervitshme, do të nisë nga fundi i këtij viti rroga e 13-të për ta nga Partia Demokratike", tha Berisha.
Duke iu drejtuar elektoratit demokrat, socialistëve por dhe elektoratit gri, kryeministri tha se alternativa e PD-së nuk është bulevard por e ndershme e bazohet në ndihmë ndaj qytetarëve, ndërsa alternativa e PS-së është mohim dhe gënjeshtra.
“Qytetarë të Gramisht, demokratë e socialistë, e pa parti, sa e vërtetë është që në Gramsh nuk është ndërtuar asnjë rrugë siç e deklaroi shoku i autobusit.
I bëj thirrje kryetarit të Koloviatit ta ftojë autobusin mavi e të ecë në rrugën e asfaltuar. Kryetari i komunës Bishaj ta ftojë autobusin mavi në komunën e tij.”- tha Berisha.
Berisha tha se Rama gënjen kur thotë se kryeministri paguan më pak se çdo qytetar. “Gënjeshtra është vesi më i lig i burrit se taksa e dhjetave është taksë e kuranit e biblës më e ndershmja”- tha Berisha. Ai u kërkoi votën elektoratit duke i deklaruar se PD ka një program të qartë të punësimit
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com