Berisha- ambasadorëve:
Presidenti nga mazhoranca

Berisha- ambasadorëve:<br />Presidenti nga mazhoranca
TIRANE- Nga mbledhja e grupit parlamentar kryeministri i përcolli mesazhin dhe ambasdorëve të akredituar në Tiranë se presidenti  do të zgjidhet nga radhët e mazhorancës.

“Kjo mazhorancë ka potenciale të mëdha njerëzore për ti dhënë vendit një personalitet, dhe president me integritet të lartë ,të përmbush detyrimet e tij por më duhet tu garantoj se do të jetë Kushtetuta e vendit ajo që do të zbatohet pikë për pikë. Respekti për mendimin ndryshe është shumë i madh aq më tepër kur vjen nga ambasadorët, të cilët në tërësi kanë interes pozitiv, dhe nuk ka njeri që të jetë më i ndjeshëm dhe më fleksibël ndaj mendimeve të tyre, por cdo gjë ka një hierarki dhe Kushtetuta për mua është absolute.”
 
Ky është mesazhi që i përcolli sot kryeministri ambasadorëve të cilët prej disa ditësh në deklaratat e tyre publike bëjnë thirrje që presidenti të jetë konsensual, të gëzojë dhe të ketë miratimin e të gjithë klasës politike dhe të popullit.

Berisha u kërkoi deputetëve të votohet pro shkarkimit të Spahiut, ndërsa kërkoi të mos bëhet asgjë ndaj presidentit Topi pasi ky i fundit e kishte marrë mesazhin.
“Do merret me formimin e partisë gjer më 22 korrik. Bëri mirë që e mori mesazhin, dhe pasi thashë se nuk do kandidatohet deklaroi se nuk do të kandidojë, unë e vlerësoj”, tha kryeministri.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Përplasja e bandave në Elbasan, C4 që do kishte shkaktuar masakër në treg! Çfarë rrëfeu shënjestra: Isha postieri, shënjestra…

Përplasja e bandave në Elbasan, C4 që do kishte shkaktuar masakër në treg! Çfarë rrëfeu shënjestra: Isha postieri, shënjestra…