Berisha ankohet te Granoff:
Qëndrimet e Ramës sjellin pasiguri 

Berisha ankohet te Granoff:<br />Qëndrimet e Ramës sjellin pasiguri 
Ish-kryeministri Berisha përmes rrjetit social "Facebook" bën me dije se i ka paraqitur kritkat e tij ndajh qeverisë Rama presidentit të Fondacionit Shqiptaro - Amerikan.

Statusi i plotë i Berishës në rrjetin social "Facebook"
Takim me presidentin e Fondacionit Shqiptaro - Amerikan te Ndermarrjeve, Micheal Granoff!!

Keto dite pata kenaqesine te takohem me mikun tim te shquar dhe te Shqiperise, presidentin e Fondacionit Shqiptaro - Amerikan te Ndermarrjeve, Micheal Granoff. Ne kete takim z. Granoff me njohu me projektet e ketij Fondacioni ne nje seri qytetesh te vendit, ne qendrat dhe tregjet e tyre. Une falenderova me mirenjohje zotin Granoff, bordin dhe stafin e Fondacionit per investimet e tyre te shumta dhe te suksesshme ne Shqiperi. Ne kete bisede theksova problemet me madhore te vendit qe jane; lidhjet e pushtetareve me te larte me krimin dhe trafiqet, nxitja e konflikteve nga ana e Rames, qendrimet klienteliste dhe jomiqesore ndaj bizneseve. Te gjitha keto kane krijuar shkalle te larte pasigurie tek qytetaret dhe investitoret vendas dhe te huaj qe po largohen nga Shqiperia, kane rritur me shpejtesi papunesine dhe mjerimin ne vend. Keto, se bashku me deshperimin qe mbjell me pasion kryeministri ne cdo dalje televizive rikthyen pas 24 vitesh eksodin ne Shqiperi.

Keshtu, sot, shqiptaret qe vetem dy vjet me pare ishin te fundit apo parafundit ne kerkimin e azilit politik, ata vijne direkt pas sirianeve, vendi i te cilve ndodhet ne lufte civile. Zoti Granoff shprehu brengosjen e tij te thelle dhe theksoi se eksodi aktual eshte nje dukuri teper shqetesuese! sb

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Amerika ime

Edison Ypi: Amerika ime