Berisha-Arvizut: Fyerjet mbaji 
për vete...dhe rrugë të mbarë

Berisha-Arvizut: Fyerjet mbaji <br />për vete...dhe rrugë të mbarë
TIRANE- Ish-kryeministri Berisha nuk ka mundur të krijojë një komunikim normal me ambasadorin në largim të SHBA, Aleksandër Arvizu, teksa i ka uruar festat duke i kujtuar se po ikën si miku i Edi Ramës. Deklaratat e dy ditëve më parë të ambasadorit Arvizu, për situatën në të cilën ndodhet PD dhe opozita shqiptare, nuk kanë lënë aspak shije të mirë te ish-kryeministri Berisha i cili prej kohësh ka një marrëdhënie të shkëputur me diplomatin amerikan.

“Fyerjet mbaji për vete dhe rrugë të mbarë”, i ka uruar ish-Kryeministri Berisha, ambasadorit amerikan Arvizu në ditën e tij të fundit të qëndrimit në Shqipëri. Reagimi i ashpër i Berishës, ka ardhur jo vetëm nga deklaratat e bëra nga diplomati amerikan por edhe nga studio në të cilën ai ka qenë i ftuar dhe ka shprehur qëndrimet e tij, duke e konsideruar një rast të humbur atë të ambasadorit amerikan. “Ambasadori Arvizu ishte mbrëmë në intervistë lamtumire para largimit nga Shqipëria. Ai kishte përzgjedhur për këtë intervistë, gazetarin më të preferuar të Edi Ramës, Sokol Ballën.

Mendoj se intervista e lamtumirës ishte një rast i mirë që ai të largohej si një mik i shqiptarëve, i atyre që qeverisin, i atyre që nuk mbështesin ndonjë parti politike dhe i atyre që janë në opozitë, pa të cilët demokracia nuk ekziston. Por ai zgjodhi, në rrafshin politik, të largohet thjesht si mik i Edi Ramës dhe mbështetësve të tij”, deklaroi Berisha. Ajo çfarë ka shqetësuar më shumë ish-kryeministrin Berisha, ka qenë retorika dhe përcaktimet e bëra nga Arvizu, të cilat sipas tij janë identike me ato të kryeministrit Rama.

“Për të faktuar këtë, ai përdori termat me tipike si SHQUP, që Edi Rama përdor për të fyer Partinë Demokratike. Në kësi rastesh, kur tjetri të fyen, ne shqiptarët, me vetpërmbajtje i themi “Fyerjen mbaje për vete.” Kurse unë i them ambasadorit Arvizu: Fyerjet janë akte ekstreme në diplomaci dhe se fyerjet ndaj opozitës me fjalët e pushtetit, jo që nuk nuk janë meritë, por janë mjerim.

Ato janë dobësi më shumë se diplomatike. Ambasadori Arvizu është në ditët e fundit të qëndrimit të tij në Shqipëri, ndaj le t’i urojmë “Gëzuar festat e fundvitit”, u shpreh ish-kryeministri. Dy ditë më parë ambasadori në largim i SHBA, kërkoi që PD të rigjej identitetin e saj duke rikthyer në seli, figura si Mustafaj, Bojaxhiu dhe Mark Markun.

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)