Berisha: Astrit Velia biznesmen
atdhetar, Fidel Ylli i pangopu

Berisha: Astrit Velia biznesmen<br />atdhetar, Fidel Ylli i pangopu
POLICAN - Partia Demokratike dhe kryetari i saj, njëkohësisht kryeministër i vendit sot paradite ishin në Poliçan në një miting elektoral. Duke i kërkuar votën për PD Berisha u tha banorëve u tha banorëve të Poliçanit se përballë një biznesmeni me ndjenja atdhetarie si kandidat i PD-së si Astrit Velia është Fidel Ylli, i PS-së një biznesmen miliarder i pangopur.
 
“Ju jeni të mençur.  Fidel Ylli është një miliarder i cili humbi mandatin në parlament sepse radion e tij ia dha të motrës duke shkelur Kushtetutën dhe duke bërë milionere të motrën brenda natës. Astrit Velia edhe ky biznesmen por me parat e tij hapi universitetin e parë privat me tarifat për ju. Besoj se kjo përbën një dallim të madh mes ndjenjave të atdhetarizmit dhe makuterisë e pagposisë së shokut Fidel Ylli.”- tha Berisha

Më pas akuzoi Ramën se ka ofenduar banorët e qarkut të Beratit dhe Meta duhet ta sjellë në shesh tu kërkojë të falur banorëve.

“E thashë në Çorovobë, e them dhe këtu. Duhet t’i kërkoni Ilir Metës ta sjellë në shesh Ramën dh t’ i kërkojë të falur për fyerjen me gjeorgafinë. Ky është një personazh qesharak, por fyerjet kolektive janë të dënueshme. 10 ditë na ndajnë nga fitorja ju ftoj të bëheni bashkautor në fitoren e madhe, për punësimin tuaj. “

 TAP DO MIRATOHET
Berisha u premtoi beratasve se çdo burim uji do të shfrytëzohet për burime energjie dhe se Shqipëria është në prag të vendimit historik për TAP i cili kalon në Berat.
  “Vendimi i Konsiorciumit të Detit Kaspik do të jetë përzgjedhja e TAP si projekt që ata do të mbështesin dhe ju do ta merrni vesh gjatë ditëve që vijnë. Ky projekt do ndryshojë në mënyrë të rëndësishme jetën e shqiptarëve pasi do bëjnë të mundur gazifikimin e çdo familjeje shqiptare duke ulur koston e jetesës për ngrohje e gatim me gaz”- tha Berisha.

POLLO: RAMA PERGATITET PER HUMBJEN E ZGJEDHJEVE DHE TE PS
Ministri i Inovacionit Genc Pollo, i pari në listën kryesuese të kandidatëve për deputetë  në Berat tha se ulja e taksave solli më shumë zhvillim dhe punësim dhe sukses ekonomik  në kohën kur vendet e rajonit vuajtën krizën ekonomike më shumë se Shqipëria. “Edi Rama përgatitet për humbjen madhore dhe për titullin ish kryetar i PS-së”- tha Pollo.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mahmutaj për Report Tv: Gjyqtarja Fetahu e lidhur me bandën e Çelës, porositi vrasjen e një gazetari! Zgjodhi rrugën më të pisët

Mahmutaj për Report Tv: Gjyqtarja Fetahu e lidhur me bandën e Çelës, porositi vrasjen e një gazetari! Zgjodhi rrugën më të pisët