TIRANË - Ish-kryeministri Sali Berisha bën thirrje për protestë ditën e nesërme, për të dalë kundër taksave të qeverisë Rama.
 
Me një shënim në profilin e tij në Facebook, Berisha shkruan: “Të gjithë nesër në protestë!”. Sipas tij, protesta do të bëhet nesër në orën 12:00 përballë kryeministrisë.
 
Sipas Berishës, “shërbimi shëndetësor falas, megamashtrimi tjetër i madh i Edi Ramës!”.
 
“Të dashur miq, premtimi i përsëritur me qindra herë në takimet elektorale në sheshet, sallat dhe studiot televizive për të marrë votat shqiptarëve, u provua një nga mashtrimet më të mëdha të Edi Ramës”, shkruan Berisha në Facebook.
 
Sipas tij, “me ligjin që ka sjellë në Parlament, qeveria Rama - Meta jo vetëm hodhi në kosh premtimin elaktoral të Ramës por bëri të kundërtën, duke rritur me 5 herë sigurimet shëndetësore në fshat dhe hoqi tavanin për rritjen e tyre në qytet”.
 
“Këtij i thonë poshtërim i vërtetë i dinjitetit njerëzor, abuzim grotesk me ata që të besuan votën. Ne nuk duhet të pranojmë këtë megamashtrim!! Të gjithë nesër në protestë në orën 12:00 përpara kryeministrisë!”, përfundon shënimin e tij në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)