Berisha: Bëni hetim ndërkombëtar 
për CEZ, do sillni 1200 € për qyteta

Berisha: Bëni hetim ndërkombëtar <br />për CEZ, do sillni 1200 € për qyteta
Ish-kryeministri Berisha edhe në seancën e sotme është ndalur sërish te marrëveshja e firmosur mes CEZ dhe qeverisë shqiptare, ku ka kërkuar hetim ndërkombëtar.
 
Ky hetim sipas Berishës do të zhbënte marrëveshjen dhe do të sillte minimalisht 1.200 Euro për çdo qytetar.

“Kërkoj Hetim ndërkombëtar për çështjen e CEZ.  Çdo qytetar shqiptar do të fitojë minimalisht 1.200 Euro. Çmimi i energjisë do të ulet, edhe më lirë nga sa ishte.”- u shpreh Berisha.

Më tej Berisha është ndalur në çështjen që është në hetim ndaj CEZ duke theksuar se është kërcënuar me jetë dëshmitari  i mbrojtur.

Pjesë nga fjala e Berishës në Kuvend 
“Shqipëria sundohet nga bandadizmi.. ka shpërthyer afera më e madhe e këtyre viteve ajo e CEZ. Kjo Qeveri gjobiti me 1200 euro çdo shqiptar. Një marrëveshje që bëri faljen e 800 mln euro, përkundrejt 200 mln euro që shteti i detyrohej CEZ.Klauzolë që s’ka ligj në botë që ta ketë dhe ta përmbajë. Me një kauzë antikushtuese.  I jep inumitet çdo lloj krimi që është kryer për këtë marrëveshje. Ne kontraktuam kompaninë më të fuqishme për t’u përballur me CEZ.Në arbitrazh del se kompanitë e kontraktuara nga CEZ vidhnin dhe ndanin paratë me të. Njëra doli në Vjenë, por janë 6-7 kompani. Ish-drejtori i parë i CEZ në Shqipëri deklaroi se ish-ministri i Jashtëm, Ilir Meta ka negociuar për Kastriot Ismailajn. Të gjitha këto kërkojnë hetimin e Metës. Rama  pasi i kishte nxjerrë vetë të gjithë këto, duke ia dhënë vetë kompanisë të gjitha dëshmitë dhe investimet. I thotë tashmë jemi 1 me 1 , hajde sulmojmë Berishën. Dëshmitari kyç në këtë çështje nuk mund të takohet nga askush përveç prokurorit të çështjes dhe ai të mos jetë vetëm. Kësaj here u zgjodh një jurist që t’i çonte mesazhin e kokës. Kërkoj Hetim ndërkombëtar për çështjen e CEZ.  Bëhuni të lidhur me zgjedhësit. Vini para intersin e Ramës intersin e qytetarëve.  Kërkoj Hetim ndërkombëtar për çështjen e CEZ.  Çdo qytetar shqiptar do të fitojë minimalisht 1.200 Euro. Çmimi i energjisë do të ulet, edhe më lirë nga sa ishte. Rama e përmend gjyshen se ka punuar në pallatin mbretëror. Se beson se  në këtë mënyrë heq xhyben e bllokmenti dhe vesh atë mbretërorit. Ajo ka qenë një grua shumë e mirë.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara