" Çfarë u premton ky buxhet? Largim masiv të biznesmenëve. Dje për herë të parë i kam lejuar vetes të bëjë atë thirrje. E kam pyet veten 100 herë, a bëra mirë apo jo. Unë them kam bërë shumë mirë. Ju po u bëni atë që s'jua ka bërë kush në Evropë. Çfarë kujtoni ju se do krijohen vende pune? Si do japin bankat kredi. Mua, unë s'marr dot, s'jam biznesmen. Kreditë i marrin biznesmenët, por ata po ia mbathin. Një klimë armiqësore e paimagjinueshme. Një nga gjërat më kryesore për të cilat duhet buxheti është të investosh në klimën e biznesit", u shpreh Berisha.
Por përgjigjen për këtë deklaratë ja tha vetë kryeministri Edi Rama:
"Vini këtu dhe i thoni njerëzve ikni, ikni se jemi ne këtu, se në mënyrë të pavetëdijshme ju thotë nënndërgjegjja që duhet të iki populli që këtu, që t'ju vi radha juve, se sa kohë që populli të jetë këtu, juve në radhë do jeni", tha Rama.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
