TIRANË- Projekti për Portin e ri të Durrësit është bërë shkak për t'u rikthyer akuzat mes Ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-kryedemokratit Lulzim Basha. Në një dalje për mediat, Berisha akuzoi Bashën se ka 60% të aksioneve në Portin e Durrësit së bashku me kryeministrin Edi Rama.
Pas shumë kohësh, Berisha iu rikthye termave të vjetër duke e quajtur Bashën ‘Lul Brava’, njëjtë siç e cilësonte pasi Basha e përjashtoi nga Grupi Parlamentar në PD.
“Ky monizëm nuk ka të ndalur, aferat e tmerrshme të Edi Ramës janë unike në botë. Pasi ka vjedhur 420 milionë euro me firmën e tij për ndërmarrjen e tij të djegësve, vërsulet i tërbuar për të vjedhur 1 milion metër katror tokë në një sipërmarrje, shumë shpejt do e njihni, me dokumente false. 60 përqind të aksionerëve janë Edi Rama dhe Lulzim Brava dhe mafiozët e tyre. Po organizojnë në Durrësin e Shqipërisë vjedhjen më të tmerrshme në histori”, tha Berisha.
Basha iu përgjigj deklaratave të tij duke i cilësuar shpifje, ndërsa shkruan se ‘non grata’ shpif sa herë që ndodhet në vështirësi dhe do të fshehë diçka, por pa specifikuar se çfarë është ajo që Berisha po përpiqet të fshehë.
Edhe Basha iu rikthye akuzave të vjetra, duke thënë se ‘Trekëndëshi i Bermudës’, që përfshin Edi Ramën, Sali Berishën dhe Ilir Metës, janë së bashku edhe në korrupsion, bashkëpunojnë me oligarkët, koncensionet dhe gjyqtarët e korruptuar.
“Sa herë do të fshehë diçka, non grata hap thesin e mashtrimeve dhe shpifjeve. Trekëndëshi i Bermudës është i pandarë në korrupsion, lidhje me krimin dhe minim të demokracisë. E vërteta është e thjeshtë: Bashkë i kanë oligarkët dhe mediat, lejet, kullat, koncesionet e tenderat, bandat dhe policët e gjyqtarët e korruptuar”, shkruan Basha.
Nuk ka gje per te fshehur Berisha,por ka marraz qe nuk ka pjese aty,ose qe nuk i vajti mendja me pare,te ishte i pari e t'a kishte marre te gjithin per vete.
PërgjigjuPo vjellja spektakolare qe bete ju ne rrugen e kombit
PërgjigjuUa mua ky berisha cdo dit me hanit me kto deklarata prek injoranti qe ben. Mendoj se duhet te nisi te bej ndonje vizit
PërgjigjuSecila nga keta llumrat lidh Ramen me kundershtarin e vet brenda llojit. Duket qarte qe e kane me njeri tjetrin dhe zbrazin koshat e tyre te plehrave mbi koken e popullit. Nuk e di nese do shpetojme ndonjehere nga keta kriminele, non grata, vrases, genjeshtare, hajdute. Shpellare antinjerez.
Përgjigjuhahaha ja tha dhe luli nongrade hahaha u percan keq kto po saliu doli jo i beses
Përgjigju