Berisha-Bashës: Mos kandido
 në Durrës “Klanin e Zemunit”

Berisha-Bashës: Mos kandido<br /> në Durrës “Klanin e Zemunit”
TIRANE- Berisha është shfaqur më i prerë se kurrë për të refuzuar emrin e Agron Dukës si kandidat në emër të opozitës për kreun e bashkisë së Durrësit. Për ish-kryeministrin demokrat është e papranueshme që “Klani i Zemunit” të kandidojë nën siglën e të djathtës të drejtuar nga PD.

Në funksion të qëndrimit kundër kandidimit të Dukës për bashkinë e qytetit bregdetar ka thirrur të premten me urgjencë në zyrën e tij vetëm kreun e PD Lulzim Basha, për t’ia komunikuar prerë vendimin e tij se Agron Duka, aktualisht deputet i PD nuk do të kandidojë me siglën e opozitës së bashkuar.

Basha, menjëherë pas kthimit nga vizita në Krujë ku akuzoi kandidatin e majtë Bushi si “mister kokaina” dhe akuzuar dhe PS dhe Ramën se po fut njerëz të inkriminuar për të garuar për pushtetin vendor, është paraqitur me urgjencë në zyrën e Berishës e cila gjendet përballë RTSH, duke qëndruar përmbi një orë në bisedë me të.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas