Berisha: Bashkitë të bashkëpunojnë
me studentët e akademisë se arteve

Berisha: Bashkitë të bashkëpunojnë<br />me studentët e akademisë se arteve
TIRANË – Kryeministri Sali Berisha në një vjetorin e liberalizimit të vizave ka vlerësuar ecurinë positive të lëvizjes së shqiptarëve në këta 12 muaj.
“Sot, një vit më parë ne lëvizëm të lirë pa viza në Europë. Ky vit ka dëshmuar seriozitetin e autoriteteve shqiptarëve ndaj vendimit, por edhe dëshirën e shqiptarëve për të respektuar rregullat”, tha Berisha gjatë ceremonisë në 45 vjetorin e krijimit të Universitetit të Arteve.


BERISHA: BASHKITE TË KTHEJNË SYTË NGA ARTI
Në fjalën e tij në takimin e mbajtur në sallën e akademisë së arteve i ka cilësuar artistët si krenaria e kombit.
“Ju artistët e të gjitha zhanreve jeni elementi më fin i kënaqësisë së njeriut. Duke përcjellë eksperiencën e ndenjave tek të tjerët, jeni më shumë se të tjerët pjesë e krenarisë kombëtare të qytetarëve. Me asgjë nuk krenohen qytetarët e një vendi më shumë se me artistët e vet. Por, kjo nuk është e rastit. Tek ata ekziston vetëdija se jeta merr ngjyrat nga ju. Vepra juaj lidhet me identitetin e kombit tonë. Ashtu si bleta, edhe artisti mbledh veprat më fine për të kuruar identitetin e kombit të vet”, deklaroi kryeministri Berisha.

Kreu i qeverisë tha se nga ky universitet kanë dalë kollosë në të gjitha artet dhe në këta 20 vite, ndonëse jo me përkrahjen e merituar, ata ia kanë dalë të përfaqësojnë kulturën, shpirtin e këtij vendi.
“Do financojmë universitetin dhe studentët që të shpalosin vlerat shqiptarët pavarësisht mundësive të tyre ekonomike dhe të kenë mbështetjen e domosdoshme nga trupi pedagogjik”, tha Berisha, ndërsa kërkoi që ministria e kulturës të mbështesë fuqishëm bashkëpunim me artistët shqiptarë në botë, që të ketë një tërësi të pakëputur kombëtare.
“Jemi në prag të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Ju bëj një thirrje: Të bëjmë gjithçka që t’i derdhim në një vit ndjenjat tona në vepra. Autoritetet të vendosin bashkëpunim me universitetin e arteve se këtu ka talente që mund të shndërrojnë pamjet e qyteteve. Kryebashkiaku Basha më tregoi punët e disa studentëve dhe idetë e tij për të punuar me ta për të ndryshuar Tiranën. Në këtë mënyrë, me shumë pak përpjekjë u japim qyteteve pamjen që meritojnë nëpërmjet veprave”, deklaroi kryeministri Berisha.


  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online