TIRANE- Këshilli i Ministrave miratoi sot shpërblimin prej 2 mijë lekësh për pensionistët për festat e fundvitit. Kryeministri Berisha tha në mbledhjen e qeverisë se “asgjë nuk mund të lëkundë vendosmërinë për mbështetjen e tyre ” dhe akuzoi opozitën se si çdo vit nuk e votoi kundër rritjes së pensioneve.
“Dëshmi e një lloj shpirtkazmërie që vjen kryekëput për votat. I dëgjuat zëdhënësit të kërkojnë shpërblim për pensionistët” - tha Berisha duke shtuar se për 6 vite me radhë ka qëndruar në anën e pensionistëve.
“Nuk mund të pranojmë të ulet niveli i jetesës, le të vazhdojë të merret me rritjen e çmimit të groshës, por qeveria rriti rrogat minimumi 2 herë më shumë se inflacioni.”- tha Berisha.
BB E FMN NUK GODASIN NE SHENJE
Kryeministri mbajti qëndrim dhe ndaj Bankës Botërore dhe FMN-së të cilët deklarojnë se rritja ekonomike do të jetë shumë me e ulët se ajo e deklaruar nga qeveria shqiptare dhe i bëjnë thirrje të ulet niveli i borxhit.
“Kam mirëkuptim për BB dhe FMN se qëllimin e kanë të mirë, por në shenjë nuk godasin. Nuk mund të preket rritja e rrogave dhe pensioneve. Për më tepër kemi zotim solemn elektoral se sa të na votoni do rrisim rrogat e pensionet. “- tha Berisha. Duke u ndalur sërish tek opozita Berisha tha se ajo duhet tu kërkojë të falur pensionistëve që dezinformuan se nuk do u jepej shpërblimi.
“Ftoj opozitën që nuk kërkoi shpërblimet e pensionistëve të kërkojë ndjesë, është dhunti e njeriut të qytetëruar. Vetëm në doktrinën e etërve ata nuk gabojnë kurrë. Uroj të kërkojnë ndjesë se nuk votuan në parlament rritjen e rrogave, të kërkojnë ndjesë se përhapen në lajme disinformime të pandershme për të trysnuar psikologjikisht pensionistët në një kohë që ato absolutisht do shpërblehen.”- tha Berisha.
PS NE GINES ME GAFEN PER AMENDAMENTIN
Berisha u ndal dhe tek amendamenti që PS propozoi për tia shtuar nenit 18 të pr/buxhetit ku të kërkohej që borxhi publik dhe defiçiti buxhetor të menaxhoheshin dhe llogariteshin nga Banka e Shqipërisë.
“Në Gines po regjistrohet amendamenti i tyre. Si një gafë e përmasave ndërkombëtare, amendamentin për të llogaritur borxhin si përqindje të GDP-së. Këta zbuluan Amerikën tani në një kohë që Amerika është fuqia kryesore e botës."- tha Berisha. Amendamenti i propozuar dhe në Kuvend, u rrëzua nga mazhoranca.
Specialistët e Bankës Botërore për Ballkanin dhanë dje për herë të dytë paralajmërimin se Shqipëria rrezikohet së tepërmi nga një borxh publik mbi 60 për qindtë Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërkohë që ritmi i rritjes së ekonomisë së saj është 0.6 për qind në vit
/Shqiptarja.com