TIRANË – Kryeministri Berisha i ka bërë thirrje demokratëve sot, të kundërshtojnë revanshin dhe mashtrimin e kreut të PS-së, Edi Rama. Berisha përdor fjalën “përpara” për të kundërshtuar atë që ai e ka konsideruar “revansh anti-kushtetues” dhe këtu ka futur, shpalljen e tij si Kryeministër i zgjedhur dhe deklarimin e qeverisë së vendit si qeveri “kujdestare”.
Pasditen e sotme ai e publikoi komentin e tij në profilin zyrtar në Fb, të cilit nuk i është ndarë më që nga dita e votimit.
“Revansh, urrejtje dhe mashtrim është muaji i parë i piktorit të dështuar Kryeministër,”- shprehet Berisha. – “Kaloi mbi nje muaj nga dita që piktori i dështuar Edi Rama ngriti zyrën e tij të Kryeministrit të zgjedhur në selinë “mavi”.
Veprimtaria njëmujore e Kryeministrit të zgjedhur mund të përmblidhet në sa vijon: Mohim i premtimeve anti-globaliste me të cilat mori votën; revansh anti-kushtetues shpallja e vetes Kryeministër i zgjedhur dhe deklarimi i qeverisë së vendit si qeveri kujdestare apo qeveri në detyrë dhe mandat 4.3 vjet për vete; revansh anti-kushtetues ndaj institucioneve kushtetuese, Presidencës, Prokurorisë, KLD-së, pushtetit gjyqësor; revansh anti-shtet ndaj administratës publike - hapja e tenderit për fshesën në administratën publike dhe vendosja si kryefshesare e kushurirës Koleka; paraqitja e një kabineti shumë më të madh në portofole se sa vende, 20 apo 30 herë më të mëdha se Shqipëria; përpjekje për të bllokuar me çdo kusht transparencën e mandateve të droges dhe krimit.”
Dhe në përfundim, Kryeministri lëshon thirrjen: “Ky është ndryshim, por jo ai për të cilin votuan shqiptarët, por ai që solli piktori i dështuar në muajin e tij të parë. Përpara kundër revanshit dhe mashtrimit!”
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com