Berisha: Braçe më fyeu, Flamuri ia 
bëri mirë, mos i jep gojës kur flas unë

Berisha: Braçe më fyeu, Flamuri ia <br />bëri mirë, mos i jep gojës kur flas unë
Sali Berisha ka justifikuar dhunën e Flamur Nokës në Kuvend.

Ai ka thënë se deputeti Erjon Braçe e ka fyer ndërsa ai ishte duke folur në Kuvend, ndaj dhe Flamur Noka ka reaguar.

Nuk duhet t’i japësh gojës kur flas unë.

Flamuri u provokua nga Braçe”
, tha Berisha, i cili në fakt nuk lë njeri pa fyer në Kuvend, dhe kur ia kthejnë, lëshon Flamurin që t’i godasë.

Edhe në momentin e incidentit, Berisha ishte duke fyer socialistët, madje edhe minister femra, duke i quajtur ndrikulla.

Kjo bëri që Braçe t’i përgjigjet atij, ndërsa më pas Flamuri u ngrit me vrap nga vendi për ta goditur.

Sjellja e zotit Noka ishte një imponim, sepse ai nuk la gjë pa sharë nga parlamenti…

Çke që flet, ti merr fjalën, por ti do të flasësh edhe kur flas unë edhe para meje, edhe pas meje.

Janë të tmerruar, rrin e më shohin se kujt do tja përmend emrin.

Ja keni parë fytyrat ministrave?”
, vijoi Berisha.

Në lidhje me protestën e PD-së, ai tha se Rama është tmerruar:

“Rama është i tmerruar dhe gjen rastin që të mos ndodhet pasnesër në zyrë, por i them që kudo që të jetë, kudo që të shkojë, ai do ti japë llogari shqiptarëve për cdo të zezë që i ka bërë shqiptarëve.

Le të shkojë dhe në Australi po të dojë, por sërish do të përgjigjet
”.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mjeku s'mund të kurojë të njëjtin pacient në shtet e privat, e mbështesni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik