Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se dëshmoi në Prokurori se brenda Selisë së PD kishte njerëz të armatosur në mbrojtje të Lulzim Bashës ndërkohë që armët sipas tij i largoi Basha me makinën e tij.
"Çështja tjetër që unë shtrova me forcë është se si ka mundësi që të njëjtat armë që përdorte narkopolicia e Edi Ramës përdorte edhe banda e Lulzim Bravës. Një tjetër provë e bashkëpunimit të tyre. Armët i nxori nga selia Lulzim Brava me mjetin e tij. Ka dëshmi flagrante të pranisë së njerëzve të armatosur brenda në seli", tha Berisha.
Ai tha se PD do të dorëzojë çdo informacion që mbledh për këtë grup mercenerash, vrasësish dhe trafikantësh.
"Besoj se momenti që një seli partie qëndronte e pushtuar me banditë tregonte gjithçka se ç'ndodh në narkoshtet. Fakti me flagrant është se sot, njeriu që është shkarkuar nga çdo funksion nga anëtarësia e PD është simbol së pari i pabesisë ekstreme politike. Së dyti Simboli më i degraduar i lidhjeve me krimin. Ky është personi që për pazare personale dhe pasurim personal ishte i gatshëm siç e patë ju të shuante ndërtesën për shkak të kullave që do të ndërtoheshin aty. Shkoni pyesni Veliajn se të gjitha të dhënat e mia dëshmojnë se i kanë thënë atij që jemi marrë vesh me Lul Bravën. Lulzim Brava është simboli i politikanit që nuk njeh asnjë princip që për të ruajtur karrigen shndërroi selinë e PD-së në një seli që nuk shihet askund dhe ia dorëzoi Edi Ramës", tha Ish-Kryeministri.
Lajmi kryesor:
Dhuna e 8 janarit në PD, Berisha gati 3 orë në Prokurori: Këtu më solli Rama, Basha i lidhur me vrasës dhe fondamentalistë! Armët nga selia i nxorri me makinën e tij
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mire as i keq
33.2%
Vota total: 1511
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin (EMRI)
27 Dhjetor, 12:35
-
Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu
26 Dhjetor, 22:18
-
‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK
26 Dhjetor, 21:40
-
Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?
26 Dhjetor, 19:48
-
Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes
26 Dhjetor, 19:39
-
‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, non grata s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!
26 Dhjetor, 18:14
-
Studio Live/ Debat i fortë në REPORT TV, Bala: S’e dimë se ç’ka thënë Këlliçi për diplomën, pasurinë dhe foton me Trump! Balliu: S’është e vërtetë! Islami: Duhen fakte
26 Dhjetor, 17:51
-
Albin Kurti 42 km rrugë? Gjatë mandatit të qeverisë u ndërtuan 1.6 kilometra për 3 vite
26 Dhjetor, 11:25
-
Edison Ypi: Spiun dhe Bariton
25 Dhjetor, 21:10
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!
25 Dhjetor, 19:46
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13