TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon qeverinë Rama-Meta për rritje të borxhit publik me 1.4 miliardë dollarë. Në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, Berisha i referohet raportit të fundit të Komisionit Europian, që sipas tij “jep alarmin se ekonomia shqiptarepo ecën drejt krizës dhe përkeqësimit”. Sipas Berishës, raporti i Komisionit Europian thekson uljen e planit të të ardhurave në tatime dhe dogana nga qeveria, si dhe rritjen e shpenzimeve me 30 %, gjë që sipas tij, “e shtyjne ekonomike drejt skenarit grek të krizës ekonomike”.
 
“Të dashur miq, Raporti i fundit i Komisionit Europian për ekonominë e vendeve të rajonit jep alarmin për ekonominë tonë. Për herë të parë në 8 vite, Shqiperia, në dallim nga të gjitha vendet e tjera të rajonit po ecën drejt krizës dhe përkeqësimit. Raporti konstaton si një kërcënim madhor rritjen nga qeveria Rama-Meta, me dekretin e gropës të tetorit dhe buxhetin e katastrofës të dhjetorit, të borxhit publik me 1 miliardë e 400 milionë dollarë apo 3.2 herë më shumë se në 8 vite të marra se bashku.
 
Raporti thekson uljen absurde nga qeveria të planit të tëardhurave në tatime dhe dogana, madje edhe nën planin e vitit 2012, dhe jo shkurtimin, por rritjen me 30% të shpenzimeve si faktorë të tjerë madhore që shtyjnë ekonominë drejt skenarit grek të krizës ekonomike”, shkruan Berisha.

berisha fb per krizen

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)