Berisha bujar me Nishanin, në
1 muaj detyrë 17 mln lekë në ditë

Zgjedhja e Bujar Nishanit në krye të shtetit ka ndryshuar dukshëm marrëdhëniet mes Presidencës dhe kryeministrisë. Shkarkimi i kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror Bahri Shaqiri dhe emërimi në vend të tij i Visho Ajazi Likës ishte "dhurata" e parë që numri një i shtetit i bëri kryeministrit Sali Berisha duke i plotësuar një dëshirë të mbetur në tentativë prej shtatë vitesh.

 I menjëhershëm ishte reagimi i qeverisë e cila përmes një vendimi të marrë më 16 gusht miratoi një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2012 të miratuar për Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare. Fondi prej rreth 520 milionë lekësh të vjetra u miratua për rikonstruksionin e plotë të vilës nr.4 në Tiranë. Një ambient i konsideruar si një rezidencë qëndrimi për Presidentin e Republikës. Dy javë pas këtij vendimi kryeministri Berisha ka hapur qesen sërish për institucionin e drejtuar nga Bujar Nishani. Përmes një tjetër vendimi të qeverisë ai miratoi një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2012, miratuar për Presidencën duke i dhënë edhe 130 milionë lekë të vjetra kaloi për shpenzime korrente.

 Në 37 ditë të qëndrimit në detyrë që prej betimit më 24 korrik, qeveria rezulton që në secilën prej tyre i ka dhënë Presidencës rreth 17 milionë lekë të vjetra shtesë. Qartazi duket se qeveria po tregohet bujare me zotin Nishani ndërsa paraardhësit e tij kanë pasur probleme të dukshme me fondet që herë pas herë shkurtoheshin nga qeveria. Ish Presidentët Alfred Moisiu dhe Bamir Topi së fundi janë përballur në vijimësi me shkurtim parash. Rasti më i fundit ishte ai i vitit 2011 kur u miratua plani i ri buxhetor që i jepte Presidencës 40 milionë lekë të vjetra më pak nga sa kishte kërkuar.
(dm/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë