TIRANE- Kryeministri Berisha i quajti sot “absurde dhe provinciale” debatet sipas së cilit qeveria ka shmangur Vlorën apo ka bërë përpjekje për të errësuar figurën e Ismail Qemalit në këtë vit kur festohet 100 vjetori i Pavarësisë. Në mbledhjen e sotme të grupit PD Berisha tha se festimet do të bëhen në mbarë trevat shqiptare duke nisur nga Shkupi e Prishtina dhe Vlora ka pjesën e vet të luanit por Tirana mbetet kryeqendra.
“Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë në të cilën janë drejtuar mendja e zemra e të gjithë shqiptarëve. Tirana do të ketë në çdo ngjarje kombëtare peshën dhe vendim më kryesor. “- tha Berisha duke sjellë si shembuj festimet e ditës së pavarësisë së SHBA. Në SHBA deklarata e Pavarësisë3 ndodhet në bibliotekën e Filadelfias por festimet bëhen në Shtëpinë e Bardhë dhe Ëashington, apo në Itali ku festimet përqëndrohen në Romë.
“Vlora nuk është përjashtuar përkundrazi është përfshirë në mënyrë thelbësore në protokoll. Në asnjë variant nuk ka qenë përjashtimi i Vlorës. Festimet fillojnë në Shkup më 25 më pas do të vazhdojnë në Prishtinë me inaugurimin e autostradës Morinë- Prishtinë, do vazhdojnë në Vlorë dhe në 28 do vazhdojën në Tiranë. Ky është një program dinjitoz, sepse ky 100 vjetor është kontribut i të gjithë trevave shqiptare, kryengritjeve të Kosovës dhe trevave të tjera.”- tha Berisha.
Duke u ndaluar tek figura e Ismail Qemalit Berisha tha se po i jepet nderi që i ka munguar prej dhjetra vitesh dhe i quajti të turpshme dhe primitive akuzat se ai po errëson figurën e Ismail Qemalit.
Për herë të parë pas 100 vitesh përmendorja e tij po vendoset aty ku duhej të ishte vendosur që me themelin e Tiranës si kryeqytet. Dhe ky qenka nënvlerësimi që i bëhet figurës së tij?! Përkundrazi është vlerësim. Nëse mendon se lartësimi ndodh duke errësuar figurat e tjera ky është koncept primitiv. “- tha Berisha.
Sipas kryeministrit regjimi komunist denigroi figurën e Ismail Qemalit dhe nuk i vendosi shtatoren në Tiranë aty ku duhej. “Se ku e shohin këta shok..Një gjë do ua them, ati i tyre shpirtëror deklaroi se një grup bejklerësh për interesat e tyre shpalli pavarësinë dhe së dyti ia degdisi djalin, sepse nuk duronte hijen. Dhe këtu vendosi shtatoren e tij të Leninit e Stabilit. Ftoi mediat të shqyrtojnë me objektivitet dhe ndonjë eksponent të opozitës. Nuk mund të ketë dallime. Është një festim që po bëhet në mbarë trojet dhe Vlora ka pjesën e vet të Luanit por Tirana mbetet kryeqendra” tha Berisha në mbledhjen e sotme të grupit PD.
ARDHJA E KLINTON NGJARJE E SHENUAR
Kryeministri vlerësoi si ngjarje të shënuar vizitën e sekretares amerikane të shtetit Hilari Klinton në Shqipëri dhe i uroi mirëseardhjen e saj më 1 nëntor. “Është një ngjarje e madhe e cila në kurorën e festimeve të 100 vjetorit përbën dhe momentin më kulmor të festimeve. Klinton vjen në Shqipëri si një mike e madhe dhe një ndër miqtë më të shquar për të sjellë mesazhin e kombit të vet të madh për miqësi. Në gjithë këto vite SHBA ka qenë në krah të popullit shqiptar, prandaj mbetet ngjarja më e rëndësishme për shqiptarët.”- tha Berisha.
sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com