Berisha: Buxheti i gropës fiskale çon
shqiptarët në mjerim, rriten taksat

Berisha: Buxheti i gropës fiskale çon<br />shqiptarët në mjerim, rriten taksat
TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar buxhetin e vitit 2015 një buxhet të gropës fiskale që do të cojë në mjerim shqiptarët. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Berisha tha se buxheti i vitit 2015 u fry me 1.2 miliardë $ borxh si dhe duke rritur taksat. Duke bërë një analizë të 2014, ish-kryeministri akuzoi qeverinë se  zhyti vendin në recesion. 

“Buxheti i viti 2015, çfarë përfitojnë ai apo ajo, familja apo fëmijët e tij? Cilido që bën një analizë do të më jap të drejtë kur e cilësova buxheti i gropës. E cilësova kështu sepse siç faktojnë zhvillimet e këtij viti ai bëri gropën e ekonomisë shqiptare. Ky buxhet gjigand që u fry duke marrë 1.2 miliardë dollarë borxh e duke rritur 50 % taksat, e nuk u shoqërua me rritjen e rrogave, apo pensioneve. Nuk ka asnjë projekt zhvilimor.  Gjatë këtij viti (2014) nuk u bë asnjë investim. Nëse shikoni vitin e parë që lamë pas, ngjarjet më të gëzueshme janë dasmat e qeveritarëve. Ishte buxheti i gropës sepse në mënyrën më të pamerituar ekonomia u zhyt në recesion”, deklaroi Berisha.  


Berisha: Eshtë rritur papunësia me 40%, trefishim i mjerimit
Sipas ish-kryeministrit gjatë këtij viti ka pasur zhvillime të hidhura në rafshin ekonomik. Berisha tha se tablloja është ajo e mjerimit. Ai tha se është rritur papunësia me 40%.

“Në 9 muaj investimet e huaja u përgjysmuan. Kanë rënë eksportet, kanë rënë fasonet. Këta bëjnë be çdo ditë për to. Vështorni prapë vitin e gropës, ku janë kursimet e shqiptarëve, 0 rritje. Cfarë ka tjetër viti i gropës, -1.5% krediti për ekonominë. Rënie e ndjeshme e fuqisë blerëse, e veçanërisht në atë që quhet shportë. Një rritje e papunësisë deri në 40 %. Një rritje e varfërisë shumë e madhe, besohet se është rritur me 33 %. Trefishim i mjerimit. Kjo është tablloja” deklaroi Berisha. 


Berisha: këta janë analfabetë në ekonomi
Në analizën e ish-kryeministrit për buxhetin e 2015, ndonëse në shifra është më i madh sipas tij me buxhetin e 2012 apo 2013, nuk ka asnjë invesim. Berisha ka thënë se këta që drejtojnë janë injorantë në fushën e ekonomisë.
 
“Buxheti është portofoli i dytë i qytetarëve. Pas këtij buxheti grope pritet që arsyeja ekonomike të predominonte, në rreze drite të tejshkonte injorancën e këtij grupi drejtues, që është më analfabet në ekonomi. Ndodh vazhdimi i buxhetit të gropës, buxhet i mjerimit me pasoja të rënda.
 
Në shifra ky është më i madh se buxheti i vitit 2013, apo 2012 me 1 miliardë. Po nëse me buxhetin e vitit 2012 u ndërta tuneli i elbasanit, u rritën rrogat, pensionet me buxhetin e viti 2015 merret përsipër dhe firmoset shtytja në mjerim e të varfërve”, deklaroi Berisha.  

Berisha: Rritja e çmimit të energjisë, një nga masat më të rënda
Një nga masat më të rënda që u mor nga ata ndaj qytetarëve është rritja e energjisë. Ne na konkurrojnë për barrë fiskale të gjitha vendet e rajonit. Por për mister rrënimin kjo nuk ka rëndësi, mjafton që fugat e tij shpirtërore të shuhen me shkatërrimet dhe kjo është kënaqësia e tij.
 
Berisha: Ky buxhet rrezikon të sjellë rikthimin e vizave
“Ky buxhet do të sjellë kthimin e vizave. Për fatin tonë më të keq, për shkak të këtyre politikave çnjerëzore, sot janë mijëra shqiptarë që nisen për të gjetur një punë jashtë vendit për kafshatën e gojës, duke shfrytëzuar lëvizjen e lirë”, tha Berisha.
 
Berisha: Buxheti s’parashikon investime, është buxheti i shtetit policor

“Qeveria kaloi një vit pa asnjë projekt, dhe do hyjë në një tjetër vit pa asnjë projekt. Sikur qeveria të mos e xhepëzonte buxhetin që po miraton për xhepat e administratës, do të ndërtohej tre herë më tepër. Por nuk ndodh kështu. Ky është buxheti i shtetit policor. Janë vetëm dy sektorë qendrorë ku janë rritur shpenzimet në mënyrë të papërmbajtur, e këto nuk janë arsimi, shëndetësia apo bujqësia, por shpenzimet e këshillit të Ministrave dhe të Ministrisë së Brendshme”, tha Berisha.

Statusi i Ramës për protestën e PD, Berisha: Ai jeton në një realitet tjetër
E pyetur nga gazetarja e A1 Report për statusin e kryeministrit Rama në rrjetet sociale ku ironizonte protestën e PD, Berisha u shpreh se ai jeton në një realitet që nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston.
“Shteti deri para 1 viti kishte problematike, por nuk u pengua kurrë të anëtarësohej në NATO dhe nuk u pengua që merrte dy herë statusin e kandidati, apo arritjen e MSA për heqjen e vizave. Ai jeton një realitet që nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston. Ai edhe për buxhetin thotë se është krenar.”- tha Berisha.

Berisha:Energjia duhet paguar, por menaxhimi s’bëhet me shtet policor
Ish-Kryeministri Berisha ka shprehur dakordësinë se energjia elektrike duhet paguar në të gjithë, por ai nuk ka rënë dakord me atë që  quan menaxhim i shtetit policor.
“Jemi dhe mbetemi gjithmonë për pagesën e çdo burimi energjie. Por ata që mendojnë se me shtet policor mund të bëjnë menaxhim u duket rrethi katror. Kjo garanton vetëm dështimin. Në vitin 2005 humbjet 49%, zbritëm humbjet duke garantuar edhe furnizimin 24 orë të energjisë.”


Vijon...

Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën