Berisha: Buxheti i katastrofës
Rama tregon Stambollin për naftën

Berisha: Buxheti i katastrofës<br />Rama tregon Stambollin për naftën
“Nëse për 2 vite me rradhë unë kam denoncuar buxhetin e gropës, kësaj here me keqardhje denoncoj buxhetin e katastrofës,” Kështu  e cilësoi buxhetin për 2016-ën ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit.
 
“Kemi të bëjmë me ditën më të rëndësishme, me aktin më të rëndësishëm, por me keqardhje më duhet t’u them se në rast se dy vite me rrradhë nga kjo platformë unë kam denoncuar buxhetin e gropës, kësaj here me keqardhje denoncoj buxhetin e katastrofës. Ju garantoj dhe do jemi këtu ccdo muaj ku para syve tuaj ku do zhvillohet kjo katastrofë,” tha Berisha teksa shtoi se maxhoranca po mashtron qytetarët me shifrat.
 
“Për ju, për fëmijët, burrat, gratë, të sëmurët, pensionistët, shkollarë, punëtor, punonjës, mbarë shqiptarët, për Shqipërinë kjo është dita më e rëndësishme e parlamentit sepse këtu vendoset buxheti juaj i dytë. I cili është i lidhur më shumë se ccdo gjë, me qesen tuaj, me kafshatën tuaj, me shkollimin, mjekimin, suksesin tuaj të iniciativës së lirë, sigurinë tuaj. Me të drejtë, natyrisht buxhetet llogariten në shifra, në të dhëna, grafiqe por kur kjo maxhorancë shndërron gënjeshtrat në shifra, grafiqet në gënjeshtra. Të dhëna, në mashtrime, shifrat njorohen. Nuk operoni dot me to,” shtoi ai.
 
Berisha përsëriti sërish se ky buxhet premton vetëm largim të biznesmenëve, pasi krijon një klimë armiqësore për biznesin.
 
“Cfarë u premton ky buxhet? Largim masiv të biznesmenëve. Dje për herë të parë i kam lejuar vetes ta bëjë atë thirrje. E kam pyet veten 100 herë, a bëra mirë apo jo. Unë them kam bërë shumë mirë. Ju po u bëni atë që s’ja u ka bërë kush në Europë. Ccfraë kujtoni ju se do krijohen vende pune? Si do japin bankat kredi? Mua, unë smarr dot, s’jam biznesmen. Kreditë i marrin biznesmenët, por ata po ia mbathin. Një klimë armiqësore e paimagjinueshme. Një nga gjërat më kryesore për të cilat duhet buxheti duhet është të investosh në klimën e biznesit,” tha Berisha.
 
Ish-kryeministri iu përgjigj Ramës, i cili tha se një nga faktorët e mosrealizimit të të ardhurave ishte rënia e ccmimit të karburantit në bursat ndërkombëtare, duke i thënë që “A e dëgjuat mor zotëri kur thoshte mallrat janë më lirë se dy vjet më parë. Cilido prej jush që e gjykon se këto dy vite blihet më lirë se dy vjet më parë, unë i them voto për jetë Edi Ramën. Po ky bën fjalë për rënien e ccmimit të naftës. Ky iu tregon Stambollin. E bleni ju naftën më të lirë në Shqipëri, ku? Në Stamboll. Kudo ka rënë nafta, vetëm në Shqipëri jo. Po nëqoftëse nuk e blini më lirë është koha të arsyetoni. Pse është buxheti i katastrofës? Absolutisht shkatërrim masiv të vendeve të punës,” u shpreh Berisha.
 
Pjesë nga fjala e Sali Berishës
Për hir të së vërtetës, ky njeri që foli 3 orë, foli si elifi matrak. Paraqiti një zinxhir pafund orësh të gjata injorance si argument. Dhe kur t’i u server të tjerëve injorancën është problem shumë madhor. Disa herë jam ndal në termat që përdor. Se nuk thotë kryeministri deficiti për borxh dhe borxhi për deficit dhe del këtu Elifi dy metërlik dhe u thotë shqiptarëve atë që nuk ia thotë veçse një analfabet. Del ministri i Financave dhe shtron pyetjen çlidhje ka rritja me buxhetin? Si mund të shtrosh këtë pyetje? Kjo tregon që je një qenie në raport me financat jashtë kohe dhe aftësive. Unë u ofendova me ato që the ti. Dua tu them se TVSHdhe të ardhurat prej saj janë shtylla kryesore e të ardhurave. Investimet publike, po ashtu. Rritja ekonomike në Shqipëri, 20% e ka safi nga sektori publik. Por problem qëndron se kemi të bëjmë me një buxhet katastrofe.
 
Morën çmendurisht në 2 vite 2 miliardë e ca borxh. Dilte na kapardisej. Ky është buxheti më i madh për të më imituar mua. Ccfarë ndodhi me atë rritje që bënë këta? A nuk morët ju sapo erdhët 460 mln dollar borxh? Pse fola unë për gropë, sepse ju bëtë gropën. Tani do gënjeni të thoni se e gjetëm 70% borxhin.
 
Pse është buxheti i katastrofës?
Sëpari, ky është viti i tretë dhe rrogat shkojnë në rënie. Marrë sëbashku, inflacioni është 6%. Inflacioni i këtyre viteve për mallrat e shportës, disa thonë se është 11%.  Por 6% është absolute. A e dëgjuat mor zotëri kur thoshte mallrat janë më lirë se dy vjet më parë.

Cilido prej jush që e gjykon se këto dy vite lirë blihet më lirë unë i them voto për jetë Edi Ramën. Po ky bën fjalë për rënien e ccmimit të naftës. Ky iu tregon Stambolin. E bleni ju naftën më të lirë në Shqipëri, ku? Në Stamboll. Kudo ka rënë nafta. Po nëqoftëse ju nuk e blini më lirë është koha të arsyetoni. Pse është buxheti i katastrofës? Ju keni fëmijë, ju jeni të papunë. A premton vende pune? Absolutisht shkatërrim masiv të vendeve të punës.
 
Ccfarë u premton ky buxhet? Largim masiv të biznesmenëve. Dje për herë të parë i kam lejuar vetes të bëjë atë thirrje. E kam pyet veten 100 herë, a bëra mirë apo jo. Unë them kam bërë shumë mirë. Ju po u bëni atë që s'ja u ka bërë kush në Europë. Çfarë kujtoni ju se do krijohen vende pune?
 
Si do japin bankat kredi? Kujt? Mua? Unë smarr dot, s’jam biznesmen. Kreditë i marrin biznesmenët, por ata po ia mbathin. Një klimë armiqësore e paimagjinueshme. Një nga gjërat më kryesore për të cilat duhet buxheti është të investosh në klimën e biznesit. Në të gjitha studimet e BB del se një dollar në rrugë kthehet në afat 5 vjeccar në 4 dollarë fitim se investon për tregun. Fliste ky për rrugë, si për lugatin e Sali Berishës.
 
Flet ai këtu. Dëgjoni. Ky të gjithë raportin që ka me Koccon e universalizon në rang shteti. Rrugë, tha pa projekte. Rruga e Elbasanit s’kishte projekte. Pa projekt nuk të jep kush një qindarkë. Nuk ka institucion që mund të të japë financim pa project dhe të miratuar. Kishte marrë ekstraktin më të fortë që fliste në këtë mënyrë. Duhet të ketë respekt për njerëzit. Ai që e thotë këtë është një zero në njohuri. Kujton që qeveria ka funksionuar si ai me Kocon. Investitorët e mëdhenj po largohen nga Shqipëria, në një betejë të pamoralshme me qeverinë. Bankers po përzihet nga Koco Kokëdhima.
 
U them binzesmenëve ikni se unë shoh e gërsinë mesjetare të qeverisë. Ligjet që miratuan për pronën, ligji i Koços. Një front pune trashëguan, më i rëndësishmi. Hidrocentralet. U tha bankave mos kreditoni HEC-et. Ka mendje njerëzore që e bënë këtë gjë.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

E ngritën vetë, PD bojkoton dhe Komisionin Hetimor për Sterilizimin, Vokshi sms deputetëve: Çdo mbledhje pa ne është NUL

E ngritën vetë, PD bojkoton dhe Komisionin Hetimor për Sterilizimin, Vokshi sms deputetëve: Çdo mbledhje pa ne është NUL