Ish kryeministri Sali Berisha thotë se ndryshimet e fundit në qeveri nuk kanë të bëjnë me rifreskimin e kabinetit qeveritar, por për shkak të përplasjeve të kryeministrit Rama me ministrat. Në një reagim në Facebook, Berisha shkruan se largimi i Shkëlqim Canit nga ministër i Financave, sipas tij erdhi pas debateve të ashpra me Ramën, pasi ai kishte kundërshtuar koncesionin e TVSH, që sipas Berishës kontrollohej nga vëllai i kryeministrit, Olsi Rama. Për emërimin e Arben Ahmetajt ministër i Financave, Berisha thotë se ai do të varrosë përfundimisht ekonominë shqiptare.
Reagimi i Berishës në Facebook
“Me ndryshimet e sotme në qeveri, Rama uzurpon për vete paratë e shtetit, por vrapon drejt fundit të tij të merituar!
Të dashur miq,
Iku hajduti i floririt Shkëlqim Cani.
Ai falimentoi financat e vendit, por iku jo për këtë por se kundërshtoi t’i japë Ramës nëpërmjet Olsit 140 milionë euro me koncesionin e TVSH!!
Ahmetaj vjen në Financa, për të cilat ka zero njohuri, por ka marrë përsipër t’i japë Ramës, nëpërmjet vëllait të tij Olsi, 140 milionë euro me koncesionin e TVSH dhe liçencat e Kazinove!
Tre vjet më parë, Ahmetaj president i kompanisë “Hermes” që i kishte qytetarëve shqiptarë 15 milionë euro impulse në Telekom, por që mbylli dosjen me ryshfete 2 milionë euro, për habinë e të gjithëve u emërua superministër i kabinetit të “aleancës së qelbësirave”!
Ahmetaj, i pyetur nga një njeri shumë afër tij, se si ka mundësi që nga mësues anglishteje i arratisur nga vendi për shkak të ndjekjes penale u ngjit kaq lart, Ahmetaj u përgjigj: “Unë u emërova sepse e paguaj më shumë se kushdo tjetër Edi Ramën”.
Bashkepunëtor të ngushtë të Ramës tregojnë se Arbeni pas çdo pakoje me euro që dorëzon tek Rama, thotë vetëm një fjali: “Më shfrytëzo, shef, më përdor, mos më kurse”!
Kurse Milva, pasi organizoi për Ramen me Beqen vjedhjen e 320 milionë eurove koncensione në Ministrinë e Shëndetësisë, vjen për të vazhduar besnikërisht veprën e Ahmetajt në Ministrinë e Ekonomisë, për ta varrosur përfundimisht ekonominë shqiptare.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com