Berisha - Çabot: Reformat, çelës suksesi
Në takimin me kongresmenin amerikan Stiv Çabot, kreu i qeverisë ka rendituar reformat, kryesisht ekonomike, të cilat sipas tij çuan në zhvillimin e vendit.
TIRANË - Kryeministri Berisha zhvilloi sot pasdite, një takim me kongresmenin amerikan Stive Çabot, i cili është njëkohësisht dhe kryetar i nën/Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë për Lindjen e Mesme dhe Azinë Jugore, në Kongresin Amerikan. Kongresmeni Chabot shoqërohej në këtë takim edhe nga ambasadori i SHBA-ve në vendin tonë, zoti Aleksandër Arvizu.
Kryeministri Berisha i shprehu kongresmenit Çabot, mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve për mbështetjen dhe kontributin vendimtar të SHBA-ve, në çlirimin e Kosovës nga okupimi i regjimit të Milloshevicit dhe pavarësimit të saj, por edhe në realizimin e arritjes më të madhe historike të Shqipërisë, pas pavarësisë së saj, anëtarësimit në NATO.
Kongresmeni Chabot e falenderoi kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe miqësore dhe e siguroi atë, se SHBA-të vlerësojnë lart marrëdhëniet me Shqipërinë dhe se u janë mirënjohës shqiptarëve për mbështetjen që ata i kanë dhënë dhe vazhdojnë ti japin SHBA-ve dhe NATO-s, në misionet ndërkombëtare, në luftën kundër terrorizmit dhe në shërbim të paqes, si në Afganistan dhe më gjerë.
Kryeministri Berisha vlerësoi kontributin e rëndësishëm që SHBA-të kanë dhënë në Shqipëri, përmes programit të “Sfidës së Mijëvjecarit” në sektorë të rëndësishëm nëpërmjet projekteve për dixhitalizimin e procedurave dhe luftës kundër korrupsionit, si realizimi i prokurimeve elektronike, regjistrimi elektronik i biznesit, taksat elektronike, etj.
Me tej, kryeministri Berisha e njohu kongresmenin Chabot me reformat e thella dhe te gjithanshme të realizuara në Shqipëri.
“Këto dhe të tjera reforma- u shpreh Kryeministri Berisha - bënë të mundur marrëveshjen e stabilizim asociimit me BE dhe heqjen e vizave për qytetart shqiptarë si dhe mundësojnë sot, ecjen përpara të vendit me vendosmëri, për realizimin e projektit më madhor të shqiptarëve për këtë shekull, anëtarësimin në BE.”
Kongresmeni Chabot i shprehu kryeministrit Berisha përgëzimet më të sinqerta për të gjithë këto rezultate dhe vlerësimin e tij më të lartë për politikat e suksesshme financiare të qeverisë shqiptare, në veçanti vendosjen e taksës së sheshtë 10 % dhe krijimin e klimës më të përshtatshme për biznes dhe investime.
(aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Marrëveshje në Ohër, po shkojnë Kosova e Serbia drejt pajtimit përfundimtar?
-
Po
48.9%
-
Jo
37.2%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 1919
Lajme të tjera
-
Putin përshëndet 'mikun e mirë të vjetër' Xi Jinping përpara takimit të parë në Moskë që nga pushtimi i Ukrainës
20 Mars, 10:08
-
Krim makabër në Spanjë, 40-vjeçari shqiptar i pret fytin me gotë një spanjolli pas një sherri në lokal! Largohet i qetë me duart me gjak: S’kam bërë asgjë
20 Mars, 10:00
-
Sazan Guri: E përcolla të ndjerin
20 Mars, 09:51
-
Kërcënon Medvedevi: Urdhër arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për Putin do ketë pasoja të tmerrshme
20 Mars, 09:44
-
Një skandal për të cilin flitet shumë pak në Serbi
20 Mars, 09:39
-
Humbja në derbi, trajneri Inzaghi: E papranueshme të quhet goli i Juventusit! Allegri mban qëndrim: Jemi zotërinj, s'flasim për arbitrat
20 Mars, 09:33
-
Pamjet nga aksidenti ku humbi jetën efektivi i policisë në Patos! VIDEO nga mjetet e bëra copash
20 Mars, 09:33
-
Rama sot vizitë në Athinë, pritet të çelë ekspozitën me pikturat e tij! Takime me Mitsotakis dhe Dendias
20 Mars, 09:27
-
Ambasadori amerikan në Kosovë: Zbatimi i marrëveshjes, moment vendimtar për zhbllokimin e së ardhmes së vendit
20 Mars, 09:13
-
Urdhër arresti kundër Putin, Kina-gjyqtarëve në Hagë: Shmangni standardet e dyfishta
20 Mars, 09:08
-
Marrëveshja Kosovë-Serbi në Ohër, Ramabaja në Report Tv: S’është më e mira e mundshme por është pozitive! U shmang një Republika Srpska të dytë
20 Mars, 09:03
-
Vidhet gjatë natës shkolla ‘Ismail Qemali’ në Shkodër, hajdutët arrijnë të marrin vetëm një laptop
20 Mars, 08:44