Berisha: Çorapja e parave të pista
emërohet ambasador në Turqi

Berisha: Çorapja e parave të pista<br />emërohet ambasador në Turqi
Ish-kryeministri Sali Berisha, përmes një statusi në Facebook shprehet se Drejtori i Agjensisë së Luftës kundër Pastrimit të Parave Genti Gazheli do të emërohet ambasador i Shqipërisë në Turqi.
 
"Të dashur miq, Edvin Kristaq Rama, nën presionin e fortë dhe direkt të partnerëve u detyrua të largojë Genti Gazhelin, financierin famoz të PS, nga detyra e drejtorit të Agjensisë së Luftës Kundër Larjes së Parave, detyrë në të cilën Rama e emëroi në një akt të paprecedent sapo erdhi në pushtet," thotë ish-kryeministri.
 
Në postimin e tij, Berisha akuzon Gazhelin si arkëtar i "parave të pista" të maxhorancës.
 
"Me këtë emërim Rama kërkon t'i japi imunitet diplomatik veprimtarisë së tij mafioze të larjes së parave duke patur në një vend shumë të rëndësishëm më të besuarin e parave të tij," shkruan Berisha. 
 
 
Postimi i plotë i Sali Berishës
"Lavatriçja" e parave te pista te Partise, per ambasador i Rames ne Republiken e Turqise!
 
Te dashur miq, Edvin Kristaq Rama, nen presionin e forte dhe direkt te partnereve u detyrua te largoje Genti Gazhelin, financierin famoz te PS, nga detyra e drejtorit te Agjensise se Luftes Kunder Larjes se Parave, detyre ne te cilen Rama e emeroi ne nje akt te paprecedent sapo erdhi ne pushtet!
 
Gazheli edhe sot eshte arkerari, financieri i te gjitha financave me origjine drogen, prostitucionin, pengmarrjet te Partise Socialiste. Rama kryeminister, krahas financave te Partise i ngarkoi atij detyren delikate te mbulimit te larjes se parave te pista te atij vet, te vellazerise biologjike dhe mafioze te tij.
 
Perveç ketyre vet "lavatricja" e Partise eshte denoncuar nga opozita si person qe ne dogana koleget i kishin vene nofken çorapja (ju lutem mos e ngaterroni me çorapet tjera te PS qe kete nofke e kane nga sigurimi i shtetit apo si bandite qe me çorape ne koke plaçkisnin ne rruge). Koleget e therrisnin Gentin "çorapja", se parate e gjobave qe ju vinte bizneseve ne dogana ai i fshihte ne çorapet e tij te gjata.
 
Pas kesaj, sipas disa burimeve, Genti eshte marre me kontrabande celularesh madje dhe te fallsifikuar dhe ne bllok ka patur nje Çejnxhe, e cila survejohej per transaksione te dyshimta.
 
Pas emerimit te Gazhelit, shume shpejt Agjensia filloi te kundermoje, te qelbe ere te parave te pista dhe prej 18 muajve se paku 13 here i eshte kerkuar nga partneret tane largimi i tij i menjehershem nga drejtimi i agjensise me nje rendesi nevralgjike ne luften kunder trafiqeve kriminale dhe terrorizmit.

Me kete emerim Rama kerkon ti japi imunitet diplomatik veprimtarise se tij mafioze te larjes se parave duke patur ne nje vend shume te rendesishem me te besuarin e parave te tij. 

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë