TIRANE - Kryeministri Berisha është ndalur sot gjatë një konference për shtyp në situatën e fundit në Maqedoni duke i quajtur zhvillimet atje “absolutisht të dënueshme”.

“Ngjarjet e fundit janë në dëm të madh të përpjekjeve të këtij vendi”, tha Berisha. “Sipas të gjitha informacioneve autoritetet maqedonase po bëjnë gjithçka për qetësimin e situatës”.

Berisha tha se këto incidente nuk duhet të bëhen shkak për të nxitur konfliktualitet të marrëdhënieve ndëretnike. “Paqja dhe stabiliteti i Maqedonisë është interes jetik kombëtar i shqiptarëve”, tha kryeministri Berisha.

(shqiptarja.com)