Berisha dënon "puçistët"' për 21
Janarin, por asnjë fjalë për vrasjet

Berisha dënon "puçistët"' për 21<br />Janarin, por asnjë fjalë për vrasjet
TIRANE - Deputeti demokrat Sali Berisha, i cili në protestën e 21 Janarit 2011 udhëhiqte nga zyra kryeministrore para së cilës kërkohej largimi i tij, pesë vite më pas nuk ka thënë asnjë fjalë për 4 jetët e njerëzve të pafajshëm që u morën nga plumbat e Gardës. Në fjalën e mbajtur në Kuvend, seanca e të cilit përkon me 5-vjetorin e protestës së opozitës së majtë në atë kohë, Berisha risolli edhe një herë lumin e akuzave ndaj "puçistëve" siç ai e quajti protestën edhe kur ishte kryeministër në qeverinë e koalicionit me Ilir Metën. Berisha foli thuajse me të njëjtat fjalë si 5 vite më parë, kur akuzoi Edi Ramën, në atë kohë kryetar i Partisë Socialiste në opozitë, se donte të merrte pushtetin me dhunë duke sakrifikuar edhe jetën e protestuesve.

"Organizuan puçin famëzi të 21 janarit, bënë çdo gjë të merrnin me dhunë pushtetin, sulmuan institucionin qendror të ekzekutivit me besimin e verbër se kryekarieristi do vinte të mbante një fjalim tek zyra e kryeministrit të atëhershëm. Komuniteti ndërkombëtar dënoi si përpjekje për marrje me dhunë të pushtet. Persona të paguar, të pajisur me mjete dhune sulmuan barbarisht për orë të tëra ndërtesën e kryeministrisë ku po punonte kreu i ekzekutivit të vendit me shpresën dhe besimin e verbër se ai do ia lironte zyrën. Në këtë puç në të cilën morën pjesë dy krerë të tjerë të institucioneve më kryesore, ai i presidencës dhe Prokurorisë së Përgjithshme, në këtë puç që kishte synim kurorëzimin e Edi Ramës njëlloj si 84 vjet më parë...Për fatkeqësine e madhe u vranë 4 qytetarë, u vranë sigurisht...4 qytetarë. Zhvillimet e mëvonshme treguan se Edi Rama sakrifikoi, i solli, luajti me zjarrin, me qëllimin që të merrte pushtetin. Qytetarët e Tiranës do të ndëshkonin atë, në zgjedhjet e 8 majit, do t'i jipnin disfatën e plotë që meritonte. Sot kanë kaluar 5 vite nga kjo datë, por turpi i zi, faqja e zezë dhe krimi i shëmtuar rëndon mbi Edvin Kristan Ramën dhe suitën e tij", u shpreh Berisha 

Nga foltorja e Kuvendit, ish-kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin për të dënuar edhe njëherë protestën e opozitës të vitit 2011, por nuk tha asnjë fjalë për viktimat e 21 janarit, asnjë ngushëllim për familjarët e tyre.

"Dënoj edhe një herë, me ashpërsinë më të madhe aktin e tyre të shëmtuar, përpjekjen e tyre puçiste dhe për ti thënë se nuk mund të marrin pushtetin me dhunë", - u shpreh Berisha.

Por në replaikat e shumta në Kuvend, Berisha ka marrë sërish fjalën ku tha se i ka shprehur gjithmonë ngushëllimet për të vrarët në protestë, do se i shpreh ato sërish.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor