Ish-kryeministri Sali Berisha vazhdon të publikojë shifra që nuk janë të vërteta sa i përket ekonomisë. Në një postim në rrjetin social Facebook , Berisha shkruante dje se në Shqipëri është rritur varfëria, duke iu referuar një raporti të Bankës Botërore. Por në faqen e kësaj Banke nuk ka asnjë raport të rritjen e varfërisë përveç atij të vitit 2012. (Linku i raportit të Bankës Botërore)
Postimi i plotë i ish-kryeministrit Berisha
Shqiperia ne marshin e mjerimit! Varferia ekstreme rritet kete vit me 6.2 here.
Te dashur miq, tronditese per te mos thene te kobshme jane te dhenat e fundit per varferine ekstreme (sipas Bankes Boterore konsiderohen ne gjendje te tille personat me te ardhura nden 1.25 $ ne dite) apo siç quhet ndryshe mjerimin ne Shqiperi.Te dhenat e Bankes faktojne se varfia ekstreme ne Shqiperi ka arritur ne 8.2% nga 1.3% qe ishte ne studimin e fundit, pra eshte rritur 6.2 here.
Sipas ketyre te dhenave sot ne Shqiperi mbi 250 mije vete jetojne ne varferi ekstreme, pra ne mjerim, nga vetem 30 mije qe ishin ne studimin me te fundit. Rritja me shpejtesi e mjeriimit lidhet para se gjithash me humbjen e vendeve te vetme te punes ne familje, nga rritja e taksave, largimi i investitoreve te huaj, renien me 50% te investimeve te huaja kete vit, renien e eksporteve krahasuar me nje vit me pare, thellimin me 20% te defiçitit tregtar ne muajin tetor si dhe zhytjen e ekonomise ne reçesion.
Te gjitha keto jane rezultat direkt i politikave antibiznes te analfabetit ne ekonomi, piktorit deshtak Edi Rama, rritjes se madhe te taksave, bllokimit te ndertimit ne mbare vendin, sektor qendor i ekonomise ne te cilin siguronin buken e perditshme mbi 43 mije familje shqiptare, anullimit te paligjshem te qindra koncesioneve dhe kontratave. Por ne kete rritje te frikshme te mjerimit tek ne nje vend me peshe zene dhe ulja e madhe dhe me shpejtesi e ndihmes nga emigrantet per familjet e tyre, rritja absurde e takseve etj.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com