TIRANË - Kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë sot në përurimin e rrugës "Petro Nini Luarasi", në njësië bashkiake numër 2 në kryeqytet, i shoqëruar nga kryebashkiaku, Lulzim Basha.
"Ne do t’i asfaltojmë të gjitha rrugët e Tiranës dhe do t’i shtrojmë brenda dy viteve të para të qeverisjes. Ky është një bulevard i mrekullueshëm. Ne ndërtojmë çdo ditë një të ardhme më të mirë për banorët", tha Berisha.
Ai sulmoi kundërshtarin e tij politik, Edi Rama, duke thënë se "me votën tuaj në 2011 i pretë faturën shokut për në autobusin mavi".
Berisha shtoi se për ne standardi i qytetit është standardi i infrastrukturës moderne. "Jam këtu për t’u angazhuar para qytetarëve të Tiranës, se investime të mëdha do bëhen për Tiranën e ëndrrave tuaja".
Berisha ka kaluar te fushata zgjedhore, duke theksuar se "po bëhet një fushatë elektorale e qytetëruar, ku ne po flasim me vepra, po demonstrojmë zhvillimin, po shpalosim në mënyrën më konkrete alternativën tonë për zhvillimin e mëtejshëm, për infrastrukturën, rrogat, punësimin". Por ka shtuar se "fushata tjetër vazhdon me sharje, shpifje, trillime".
Berisha i ka dhënë Ramës një përgjigje të dytë për monumentin e dy gishtave në Kavajë: "I dhashë një përgjigje në Kavajë, por do jap një përgjigje për gjithë Shqipërinë: 'Pas fyerjes, që shoferi i autobusit u bëri demokratëve, qytetarëve shqiptarë, që shembën diktaturën më të egër me përdhosjen e dy gishtave, i bëj thirrje me këtë rast gjithë demokratëve, që të përshëndesin njëri-tjetrin sa më shumë me dy gishta lart. Jo vetëm se janë simboli i gjithë atyre që qytetarët arritën ndaj diktaturës, por kjo është buketa më e shkëlqyer e fitores së 23 qershorit".
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com