TIRANE- Opozita e kryesuar nga deputetët Berisha e Topalli, gjatë fjalës së kryeministrit Edi Rama, doli në mënyrë demonstrative nga salla. Për mediat para Kuvendit, Berisha deklaroi se "Në vend të programit, ne dëgjojmë një retorikë të ulët, banale, fund e krye kundër opozitës".
Pas largimit nga salla e Kuvendit është zhvilluar dhe mbledhja e Grupit Parlamentar të PD. Në përfundim të mbledhjes, kreu i kësaj force politike Lulzim Basha, tha se kryeministri Rama “përdori foltoren për të lançuar gjuhën e urrejtjes ndaj opozitës”.
Më tej, Basha ka shprehur edhe qëndrimin e Grupit Parlamentar të PD ndaj këtyre akuzave, duke theksuar se largimi i opozitës nga Kuvendi nuk është bojkot, për përgjigje e cila do të vijojë edhe më tej.
BERISHA: NE VEND TE PROGRAMIT, DEGJOJME RETORIKE TE ULET KUNDER OPOZITES
Berisha deklaroi për mediat jashtë Kuvendit: "Pasi i shpalli luftë popullit opozitar, ne erdhëm, por në vend të programit, ne dëgjojmë një retorikë të ulët, banale, fund e krye kundër opozitës, sikur ai të ishte opozitë dhe ne Qeveri. Çfarë është programi? Programi është një ligjëratë bajate e një OJQ-je familjare, që nuk ka asnjë kosto brenda, asnjë buxhet. Të gjitha shifrat janë: 300 mijë vende pune pa asnjë kosto."
Më tej Berisha u ndal tek programi i partisë socialiste, por vijoi akuzat ndaj kryeministrit Rama, duke u shprehur se në Kuvend janë “etërit, dhe jo bijtë”, të cilët sipas “Berishës fyejnë demokratët”.
“Ka premtuar për legalizimet falas, për uljen e taksave për 90% të shqiptarëve, dhe në këto rrethana nuk kishte mundësi për të ndjekur referatën e një piktori dështak që sot flet në emër tyë qeverisë. I kujtoj zotërisë së sot janë janë 2 data të rëndësishme, 11 shtatori që ëprkujton dhe nderon viktimat e sulmit në SHBA dhe 11 shtatori i Ppinocetit. Duke u nisur të jetë tek i pari, përfundoi duke qenë tek i dyti. Diskutimi po bëhet pa e marrë materialin dhe pa i dhënë qoftë edhe një ditë të vetme kohë. Nese veprohet në këtë mënyrë dëshmohet se eterit janë aty, dhe jo bijtë. Ky është primitiv, e dëgjuat fjalen e tij për vitin 1992. Në këtë rrugë do t’i ketë të gjithë të shkurtra. E këshilloj të mos fyejë popullin demokrat. Ne erdhëm, ishim këtu, por nuk mund të dëgjonim më tej”, tha Berisha.
Sipas tij, Rama i shpalli luftë opozitës dhe “po bën ligjëratë banale në Kuvend”. Duke akuzuar kryeministrin, Berisha tha se “Rama do ta shfrytëzojnë mandatin për hakmarrje. Me këtë sjellë i ka ditët e numëruara në pushtet”.
Pas largimit të opozitës në sallë ka qëndruar vetëm Dashamir Shehi i LZHK.
BASHA: RAMA PERDORI FOLTOREN PER TE LANCUAR GJUHEN E URREJTJES NDAJ OPOZITES
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur menjëherë pas largimit nga seanca e Kuvendit të Shqipërisë, ku po shpaloste programin e qeverisë. Në parfundim të mbledhjes, kreu i PD, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat tha se kryeministri Rama “përdori foltoren për të lançuar gjuhën e urrejtjes ndaj opozitës”.
Duke e quajtur një rast të paprecedent në historinë e demokracisë shqiptare, kreu i PD u shpreh se fjala e kryesocialistit shmangu prezantimin e programit të qeverisë, duke vijuar me gjuhën e akuzave dhe mllefit.
“Sot ka ndodhur një hap i paprecedent në Shqipërinë demokratike. Ndërsa pritej që kryesocialisti nga foltorja e Parlamentit t’i drejtohej pritshmërisë së qytetarëve duke detajuar programin dhe premtimet me të cilat ka ardhur në pushtet, në mënyrë të paprecendet u përdor kjo foltore për të lançuar një gjuhë urrejtje dhe mllefi ndaj opozitës shqiptare. Kjo vjen pas vendimeve për t’i mohuar qytetarëve shqiptarë transparencën. Duket se kemi të bëjmë nga njëra anë me një mendësi të vjetër të tejkaluar prej kohësh edhe nga paraardhësit politikë të Ramës, por që është tani i vetmi aspekt i Rilindjes. Rilindja e gjuhës së vjetër, akuzave, nuk ishte ajo që prisnin qytetarët, por ishte e vetmja alibi e kryesocialistit për t’i ikur asaj që prisnin të gjithë qytetarët, shpalosjes së objektivave dhe rrugës se si do të arrihej deri aty”, u shpreh Basha.
Ndërkaq, kreu i PD, ka shprehur edhe qëndrimin e Grupit Parlamentar të PD ndaj këtyre akuzave, duke theksuar se largimi i opozitës nga Kuvendi nuk është bojkot, për përgjigje e cila do të vijojë edhe më tej.
“Grupi Parlamentar i PD refuzon këtë gjuhë urrejtje. Por kjo nuk do të merret si një bojkot. Nëse ky ishte qëllimi i tij i fshehur, i themi se nuk ia ka arritur. Ai dështoi për transparëncën e tij të parë ndaj qytetarëve, dështoi në llogaridhënien e tij të parë. Ai riktheu në skenën politike gjuhën e akuzave. Nëse për të parën e mori përgjigjen tonë sot, nesër do marrë pjesën tjetër të përgjigjes. Gjuha e akuzës nuk do tolerohet nga PD dhe aleatët e saj. Nëse mendon se nëpërmjet këtij akti do t’i shmanget përgjegjësisë, gabohet. Të shtunën do nxjerrë në dritën e transparencës gjithçka përballë qytetarëve. Do kërkojmë përgjigje për të gjitha çështjet dhe pyetjet e papërgjigjura sot, në aktin e ulët të kryesocialistit në foltoren e Kuvendit”, the kreu i PD.
Më tej, Basha theksoi se forca politike që ai drejton do të vijojë me përkushtim kauzën e saj legjitime për transparencë dhe llogaridhënie ndaj qytetarëve.
“PD mbetet e përkushtuar ndaj kauzës së tyre legjitime për të dëgjuar në çdo moment llogaridhënie, transparencë nga të zgjedhurit për të marrë përgjigje për pyetjet që janë në buzët dhe mendjet e gjithsekujt. Të përgjigjen se ku, si dhe sa vende pune do të krijohen nga 300 mijë vendet e premtuara; sa kushtojnë legalizimet falas dhe si do bëhet kjo; si do paguhet fatura e shëndetësisë falas dhe si do bëhet kjo; si do lirohen 90 % e shqiptarëve nga taksat dhe kush do ta paguajë; kur do hiqet TVSH nga shporta dhe kush do ta paguajë. Opozita ju përgjigj sot duke përdorur një nga mjetet më civile, largimin. Nuk do të pranojmë gjuhën e vjetër të urrejtjes. Sot mori një përgjigje civile dhe të qytetëruar, çdo akt tjetër provokimi do të ketë përgjigje të plotë në çdo rrugë dhe në çdo shesh të vendit”, përfundoi fjalën e tij kreu i PD, Lulzim Basha.
BERISHA NË FACEBOOK: NEOBLLOKMENËT TË MBUSHUR ME URREJTJE, QËNDRESË NDAJ BIJVE TË ETËRVE MIZORË
Sali Berisha pas reagimit për gazetarët pas ikjes nga salla e Kuvendit, ka reaguar pak minuta më vonë edhe në faqen e tij në Facebook. “Demokrate dhe demokratë, shqiptare dhe shqiptarë, këta janë neobllokmenët, të mbushur me urrejtje dhe vetëm urrejtje të etërve të tyre”, ka nisur komentin e tij Berisha, duke shtuar se “ne jemi këtu të gatshëm për çdo qëndresë, çdo sakrificë! Të gjithë jemi dhe do të jemi në këmbë!”.
Në një mesazh të dytë më poshtë, ndarë nga i mësipërmi, Berisha ka plotësuar kritikën, duke u thënë miqve të tij në Facebook se “sharje, urrejtje dhe poshtërime ndaj opozitës dhe popullit opozitar, ky ështe programi i Edvin Kristaq Ramës dhe neobllokmenëve në pushtet”. “Ne jemi dhe do të jemi për çdo qëndresë, për çdo sakrificë, për të mbrojtur vlerat e lirisë nga bijtë e etërve mizorë!”

BRAÇE: BERISHA IKU SE NUK DURON VERDIKTIN E POPULLIT
“Iku, se nuk duron dot verdiktin e popullit”.
Me këto fjalë ka reaguar deputeti i PS, Erion Braçe në Facebook menjëherë pas largimit të ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të PD, Sali Berisha nga salla e Kuvendit, teksa kryeministri i ri Edi Rama po paraqiste programin e ri qeverisës.
“Sali Berisha urdhëroi dhe të gjithë u çuan të ikin. Nga ata mbeti vetëm ambasadori i Serbisë….”, ka përfunduar komentin e tij Braçe.

(Në foto: ish-Kryeministri Berisha dhe ish-Kryetarja e Kuvendit Topalli duke u larguar nga Kuvendi)

(Në foto: ish-Kryeministri Berisha duke folur për mediat jashtë Sallës Plenare)
Redaksia Online
(e.s/mag/a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com