Berisha:Dhimbje, ambasadorë prej
leshi paskan ri-izoluar Shqipërinë

Berisha:Dhimbje, ambasadorë prej<br />leshi paskan ri-izoluar Shqipërinë
Ish-ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, Mal Berisha ka reaguar pas paralajmërimeve dhe kërcënimeve të kryeministrit Rama ndaj ambasadorëve.
 
Në një status në Facebook, ai shprehet se ndjeva dhimbje pas fyerjeve të Ramës, ndërsa shton se “jam shumë i lumtur që nuk isha në sallën ku u fyen njerëzit më eminentë të shoqërisë shqiptare.
 
Nuk e di sesa e meritojnë atë fyerje që iu bë sot të gjithë Ambasadorët shqiptarë, por vërtetë ndjeva dhimbje, jo pse ne nuk jemi më në këtë shërbim diplomatik, por se vendin tonë e paskan zënë ambasadorë prej leshi të cilët e paskan ri-izoluar Shqipërinë që ne e hapëm me aq përkushtim
”.
 
 Para dy ditësh Rama gjatë një takimi me ambasadorët deklaroi se ende në radhët e trupit diplomatik ka parazitë dhe delenxhinj, ndërsa i paralajmëroi se nëse nuk do të jenë më efektiv do të shkarkohen.
 
 
STATUSI I MAL BERISHES
KOMENT PËR AMBASADORËT E L.....!
Nga një ish – Ambasador Ç’izolacionist.
Edhe pse e kam dashur me zemër punën e diplomatit, sot jam shumë i lumtur që nuk isha në sallën ku u fyen njerëzit më eminentë të shoqërisë shqiptare, Ambasadorët, Shkelqesitë e vendit tim!
 
Besoj se shprehem në emër të tërë diplomatëve dinjitozë që patën nderin të shërbejnë për hapjen e Shqipërisë dhe nxjerrjen e saj nga izolimi diktatorial, por që u pushuan nga puna nga qeveria e viteve 2013-2017.
 
Nuk e di sesa e meritojnë atë fyerje që iu bë sot të gjithë Ambasadorët shqiptarë, por vërtetë ndjeva dhimbje, jo pse ne nuk jemi më në këtë shërbim diplomatik, por se vendin tonë e paskan zënë
 
Ambasadorë prej leshi të cilët e paskan ri-izoluar Shqipërinë që ne e hapëm me aq përkushtim.
 
Zgjohuni të lodhur dhe shlodhuni gjatë ditës Ambasadorët e Leshit!
 
Mos harroni asnjëherë, kush ju vuri në ato poste këto katër vjet!
 
Duroni çdo fyerje që t’ju bejnë dhe mos pipëtini, pasi keni vetëm një zgjedhje:
 
Ma mirë Derra te kënaqun sesa Sokrate te vujtun!

Unë për vetë pata zgjedhë Sokratin.

 
 
 dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me “Ethet e Nilit” në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me “Ethet e Nilit” në Kosovë