TIRANË- “Dyshja Rama - Meta e vendosur për asgjesimin e opozitës së vendit", shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në Facebook, referuar mohimit nga ana e qeverisë të formimit nga opozita të një komisioni hetomor që do të kontrollojë parlamentin.

”Me këtë akt dyshja anti-integrim Rama-Meta 'de facto' asgjeson opozitën si institucion sovran në kuadrin kushtetues të një vendi, e shtyp atë dhe e shndërron në një organizatë pa asnjë vlerë, thjesht një gjethe fiku e shtetit policor të neo-bllokmenëve shqiptarë”, shprehet Berisha në një postim në rrjetin social Facebook. 

Prandaj sipas ish-kreut të PD-së, është e nevojshme që: "Populli opozitar të ngrihet në protestat më të fuqishme dhe mbrojë me çdo kusht opozitarizmin", përfundon ish-kryeministri Sali Berisha. 

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)