Berisha: Ditë e zezë për Kuvendin/
Por hesht për rrjedhjen e votave

Berisha: Ditë e zezë për Kuvendin/<br />Por hesht për rrjedhjen e votave
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si ditë të zezë zgjedhjen e Rucit në krye të Kuvendit, por nuk ka shtuar asnjë fjalë për rrjedhjen e votave nga PD.
 
Ruçi mori 74 votat e PS, 3 të PDIU, një të PSD, Tom Doshi dhe dy vota nga PD.
 
STAUTSI I BERISHES
Sot dita me e zeze per parlamentin pluralist shqiptar!
Te dashur miq, zgjedhja e Gramoz Ruçit, ish ministrit te policise kriminale terroriste politike te diktatures hoxhiste, perben nje dite te zeze ne historine e parlamentit shqiptar.
 
Vendosja nga neobllokmeni Edvin Kristaq Rama e Gramoz Ruçit, ish ministrit te sigurimit te shtetit ne krye te legjislativit shqiptar, eshte nje perdhosje per se vdekuri e shpirtit te dhjetra mijra burrave, grave, femijeve, te moshuarve qe u persekutuan u torturuan shtazerisht, u burgosen apo ekzekuan nga policia sekrete me terroriste e Pasluftes se Dyte Boterore, arma mizore ne luften e klasave e Enver Hoxhes, Hitlerit shqiptar te Pasluftes se Dyte Boterore.
 
Vendosja e Gramoz Ruçit ne krye te parlamentit shqiptar eshte de facto rehbilitimi nga neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama i vepres mizore te eterve te tij barabar dhe dhjetra akteve kriminale terroriste te policise se tyre sekrete.
 
Ky akt eshte nje shpallje haptas lufte ndaj qindra mijra shqiptareve, viktima te luftes se klasave, dhe te gjithe atyre qe luftuan per permbysjen e diktatures hoxhiste ne Shqiperi. Dita e sotme ishte dita me e zeze ne tere historine e pluralizmit shqiptar! Sb



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri