Berisha: Do dixhitalizojmë
bujqësinë, fermerët online

Berisha: Do dixhitalizojmë <br />bujqësinë, fermerët online
TIRANE-Në mbledhjen e sotme të qeverisë Kryeministri Berisha foli për një transformim rrënjësor të sektorit bujqësor në Shqipërisë, me projekte ambiciove, deri në dixhitalizimin e bujqësisë, dhe vënien në dispozion online, për fermerët, të gjithçkaje i duhet për fermën e tij.

“Shqipëria është një ndër vendet më të përshtatshme për prodhimet bujqësore. Biodiversiteti na lejon të rriten të gjithë drurët frutorë, vecanërisht ullinjtë, arrorët por dhe të tjerët. Projektet janë për një shumëfishim të produkteve bujqësore. Zoti ministër i Bujqësisë është në detyrën e ministrisë tuaj të ndërmarrë shtrirjen dhe dixhitalizimin total të bujqësisë Shqiptare. Fermeri shqiptar duhet të disponojë, online gjithçka i duhet atij për fermën e tij. Ministria duhet të identifikojë praktikat më të fundit që ekzsistojnë sot në moshën dixhitale dhe kjo do të ketë përparësi absolute”- deklaroi Berisha.

Gjithashtu dhe “Ministria e Financave së bashku me Bankën Shqiptare dhe faktorë të tjerë duhet të bëjnë cdo gjë për ngritjen dhe ndërtimin sa më shpejt të infrastrukturës financiare në të katër anët e vendit për mbështetjen e fuqishme të këtij sektori”- tha kryeminstri.

Qeveria do të miratojë sot dhe vendimin për krijimin vullnetar të shoqërive bujqësore. Sipas Berishës këto shoqëri bujqësore, "do t’u mundësojnë fermerëve shqiptarë përpjekje të përbashkëta për gjetjen e tregjeve më të leverdisshme”.
(sg/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete