FUSHE KRUJE - Kryeministri Berisha ka deklaruar sot nga Fushë-Kruja ku përuroi unazen e re, se qeveria e tij mori statusin e vendit kandidat por kushti i vendosur sipas tij nga Brukseli për tre ligjet nga BE u bllokua nga opozita.

"Me bllokimin e ligjeve Shqipëria nuk mori statusin, dhe humbi disa qindra milionë euro investime"

Ai i kërkoi votën qytetarëve të Fush Krujës duke thënë se në 4 vitet e ardheshme qeveria e tij do thithë 6 miliardë euro investime te huaja, se do përmirsojë arsimin duke i përgatitur të rinjtë për tregun e punës dhe se Shqipëria dixhitale që sipas tij është realitet do jëtë vend i 4 G dhe i teknologjisë më të lartë.

Berisha kërkoi voten qytetareve jo për arritjet e deritanishme po për atë çka qeveria e tij do të bëjë në kater vitet e ardhshme.

“Do bëjmë gjithçka gjatë katër viteve që vijnë që në këtë qytet të asfaltohet çdo kilometër rrugë që ka mbetur pa u asfaltuar. Vitet që vijnë janë vitet me investime më të mëdha në Krujë.
Reformat tona u vërtetuan si histori suksesi. Ndaj kërkojmë votën tuaj për gjithçka që do bëjmë edhe në 4 vitet që vijnë. Do të garantojmë 250 mijë vende pune. Nëse gjatë 3-4 viteve thithëm rreth 4 miliardë investime, ndërsa në 4 vitet që vijnë këto investime do të arrijnë në 6 miliardë euro. Këto janë vitet e projekteve historike, siç janë projekti i kaskadës së Devollit, gazsjellësit TAP dhe dhjetëra HEC-e të tjera.  Ne kërkojmë votën, pasi dyfishuam rrogat dhe pensionet, dhe në katër vitet e ardhshme do t’I rrisim edhe më shumë.”- tha Berisha.

(sg/shqiptarja.com)