TIRANE - Kuvendi i Shqipërisë që do nisë punën në shtator, do të përballet me disa elementë me të vërtetë të rrallë. Pasi kreu i PS dhe kryeministri i ri Edi Rama hyn për herë të parë në Kuvend si deputet, ndërsa kryeministri në largim Sali Berisha si më i vjetri nga deputetët do të duhet të hapë seancën e Kuvendit, ku të ftojë të gjithë ligjvënësit, kryesisht të rinjtë që të zënë vendet.

Duke parë dhe formatin e Berishës, që pavarësisht se ka pranuar humbjen e zgjedhjeve e ka të vështirë të pranojë urimin e mirëseardhjes rivalit të tij Edi Rama që e nxori jashtë lojës politike duke e pensionoi, mësohet se do ta ketë vështirë të përballojë këtë situatë, duke mos marrë pjesë në seancën e parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Shqipërisë.

Çka i bie që automatikisht hapjen e punimeve në shtator ta bëjë deputeti tjetër më i vjetër në Kuvend ku me shumë gjasa do jetë socialisti Namik Dokle. Ndërkohë mund të ndodhë që dhe kreu i PS dhe kryeministri i ardhshëm Edi Rama të mos jetë prezent në sallën e Kuvendit ditën e parë të hapjes së punimeve, duke e bërë thuajse të evituar këtë situatë ku dy rivalët politikë të jenë përballë.

(Shkrimi u botua sot në gazetën "Shqiptarja.com" (print), e diel, 30 qershor 2013)
(ar.sh/shqiptarja.com)