Berisha: Do iki nga politika,
nëse humb në zgjedhjet

Berisha: Do iki nga politika,<br />nëse humb në zgjedhjet
TIRANË – Kryeministri Berisha deklaron për herë të parë së nëse mazhoranca humb zgjedhjet në vitin 2013, atëherë ai nuk do të jetë më pjesë e politikës shqiptare. Pohimin, kreu i qeverisë e ka bërë në një intervistë me gazetarin Alfred Peza, drejtues i emisionit “Debat” që transmetohet në tv Vizion Plus. Kryeministri Berisha, duke iu referuar zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, ka deklaruar për herë të parë se do të ikë fare nga politika nëse humbet në 2013-ën, garë të cilën do ta kryesoje vetë.
Kjo është intervista e parë e kryeministrit Berisha në tv “Vizion Plus” që prej vitit 2005, kur PD ishte ende në opozitë. Berisha ka folur për herë të parë edhe në emisionin “Debat” të Pezës që prej fillimit të tij në këtë ekran, 9 muaj më parë. Në intervistën e realizuar mbrëmjen e djeshme, kryeministri ka folur për 21 Janarin, motivet për kërkesën e shkarkimit te numrit 2 te KLD-se Kreshnik Spahiu, për partine e presidentit Topi, arsyet pse rrezoi kandidaturën e Sali Shehut për postin e kreut te KLSH, ndryshimet ne qeveri, si dhe për projektin e parlamentit dhe stadiumit te ri.


INTERVISTA NË ZYRËN E MOBILUAR NGA NANO
Intervista me kryeministrin Berisha, e cila do transmetohet e plotë ditën e premte në orën 21.00 në “Vizion Plus” është 150 minuta. Ajo është zhvilluar në kryeministri, në sallën ku u zhvillua takimi kokë më kokë mes presidentit amerikan Bush dhe Berishës gjatë vizitës së presidentit amerikan në Tiranë. Në këtë sallë bëhen takimet kokë më kokë mes kryeministrit dhe dhe atyrte që vijnë në Tiranë. Salla është rikonstruksionuar me oxhak, tapete dhe set kolltuqesh të stilit barok, në kohën kur qeveria drejtohej nga Fatos Nano. Në të ka dy piktura të rralla: një vepër e Abdurraman Buzës dhe një peizazh të Vangjush Mios.



(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi