TIRANE- Partia Demokratike ka zhvilluar mbrëmjen e sotme takimin elektoral me banorët e Kinostudios në kryeqytet. Në fjalën e tij, kreu i PD-së garantoi qytetarët e njësisë numër 4 se “qeveria do të vijojë investimet në këtë njësi, dhe në të gjithë vendin”. Pasi përmendi arritjet e deritanishme të qeverisë dhe investimet e bëra në këto 8 vite, Berisha akuzoi socialistët për mashtrime, trillime dhe mohime.
“Alternativa tjetër është ajo e mashtrimit, trillimeve dhe sharjeve. Por ato le t’i hedhim mënjanë dhe të mos konsumojmë asnjë minutë duke u marrë me to. Le ta lemë shokun të çlodhet në autobus. Ne do të vazhdojmë në përpjekjen tonë të ndershme për të ulur më tej taksat për të ndërtuar, një jetë më të mirë, për të ecur drejt Europës, për rroga më të larta, mirëqenie më të madhe, për Tiranën e ëndrrës së shqiptarëve kudo që janë, për Tiranën europiane”, tha Berisha.
Ndërkaq, kreu i qeverisë premtoi se në zonën e Kinostudios do të investohen 22 milionë dollarë, si dhe do të punohet për zhdukjen e varfërisë dhe rritjen e punësimit.
“Ju sot këtu festoni fitoren, sepse ne jemi të vendosur që në këtë lagje në të katër anët e saj të ndërtojmë dhe rindërtojmë çdo rrugë, çdo shkollë , të ndërtojmë shërbimet më të mira. Qeveria ka garantuar për lagjen tuaj 1.3 miliard lekë investime dhe së bashku me bashkinë do investohen në lagjen tuaj më shumë se ç’janë investuar në të gjitha dekadat të marra së bashku. Do investohen 22 milionë dollarë. Ne do të punojmë për zhdukjen e varfërisë këtu në Kombinat, në Tiranë dhe në të gjithë vendin, në sajë të politikave të ndihmës ekonomike dhe rritjes së punësimit”, theksoi kreu i PD-së.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com