Berisha do ‘Sekretin
Shtetëror’ PS: E rrezikshme

Berisha do ‘Sekretin <br />Shtetëror’ PS: E rrezikshme
Kalimi në varësi të Kryeministrisë i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka ngjallur mjaft debate në Komisionin e Sigurisë.

Përfaqësues të opozitës kanë kundërshtuar propozimin e përfaqësuesve të Kryeministrisë, të cilët kanë kërkuar që Drejtoria e Informacionit të kalojë në varësi të qeverisë. Sipas përfaqësuesit të Partisë Socialiste në këtë komision, Ilir Gjoni, në këtë mënyrë përqendrohet pushteti në dorën e një individi

Propozimi për kalimin në varësi të Kryeministrisë së Drejtorisë për Informacionin e Klasifikuar u bë nga përfaqësues të ekzekutivit.

Kjo drejtori merret me informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror”, që cenon sigurinë kombëtare, pavarësinë e Republikës së Shqipërisë, mbrojtjen e integritetit territorial të Republikës së Shqipërisë, etj. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë