KAVAJE- Nga Kavaja ku ka zhvilluar takimin përmbyllës të fushatës elektorale të Partisë Demokratike, Berisha ka premtuar ndërtimin e autostradës Kavajë-Tiranë, brenda mandatit të ardhshëm, nëse do të fitojë zgjedhjet e 23 qershorit. Duke u ndalur tek subvencionimet për fermerët Berisha tha se do të trefishohen grantet për fermerët.
“Në 4 vitet që vijnë do të trefishojmë grantet për fermerët. Do të jenë vitet e lidhjes direkt të Kavajës me Tiranën, do të ketë autostradën e saj. Kavaja do të kapë standardet më të lartë të zhvillimit. 4 vitet që vijnë do të jenë vitet e integrimit të Shqipërisë, vitet e statusit dhe hapjes së negociatave për vend anëtar në BE. Do të jenë vitet në të cilat Kavaja dhe Shqipëria do të ketë shumëfishim të investimeve”, tha Berisha.
Në fjalën e tij, Berisha tha se qeveria do të ecë drejt garantimit të standardëve më të larta të jetesës së qytetarëve dhe punësimit të tyre.
“Do të punojmë për rritjen e standardeve të jetesës për të gjithë qytetarët shqiptarë. Ne do të krijojmë mundësi punësimi, dhe do të hapim 250 mijë vende të reja pune”, u shpreh kreu i PD-së.
Gjatë takimeve elektorale të ditëve të fundit, dhe mitingjeve të sotme në Kamzë dhe Kavajë, figura kryesore në krah të kryeministrit Berisha, ka qenë kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com