Berisha: Do shembim murin e
bllokimi, Rama: 2013 viti i ndryshimit

Berisha: Do shembim murin e <br />bllokimi, Rama: 2013 viti i ndryshimit
TIRANE- Edhe pse dite festash dy kundërshtarët politik Berisha dhe Rama nuk e kanë shmangur dot debatin politik. “Ata që dje shembën kishat sot kanë ngritur murin e bllokimit, deklaroi Berisha. Ndërkaq Rama në një mesazh në youtube e konsideron vitin 2013, vit të ndryshimit dhe rilindjes.

BERISHA: BLLOKMENET SHEMBEN KISHEN, KOHA DO SHEMB MURIN E BLLOKIMIT
Pas vizitës në Kryepeshkopatën e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Kryeministri Sali Berisha ka uruar të gjithë shqiptarët për festat. Berisha ka vlerësuar lart figurën e kreu të kishës autoqefale Anastas Janullatus për kontributin që ka dhënë në ndërtimin e kishës së re ortodokse, të cilën sipas tij e shembën bllokmenët dhe ndërtuan “Hotel Tiranën”.

“Është një kënaqësi shumë e madhe të uroj sot nga zemra të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë, besimtarët e krishterë dhe besimtarët e zotit, në këtë ditë feste, kremtimi, ditë të shenjtë e të bekuar, ditën e lindjes së krishtit hyjit dhe burrit që me moralin e tij ndikoi më shumë se kushdo tjetër në moralin e qytetërimin. Ditë lindje, ditë shprese e pashuar, është dita e mrekullisë së madhe, e mrekullisë në shumë aspekte. Është dita e mrekullisë se lindi burri, hyji që ndryshoi botën, e mrekullisë tokësore. Sot unë urova fort lumturinë e tij, imzot Janullatosin në këtë kishë të bukur, e cila dekada më parë ishte ndërtuar madhërishëm, aty ku sot është “Hotel Tirana”. Në udhëtimin tim të parë në Tiranë një nga gjërat që vizitova ishte kisha ortodokse në qendër të qytetit. Kishën e rrafshuan barbarisht bllokmenët hoxhist me një akt të njëjtë me atë të neronit dhe menduan se duke ndërtuar një hotel kisha do të zhdukej. Kisha është më madhështore se ajo që ishte dekada më parë. Sot kisha qëndron si një monunent i fuqishëm i vlerave të mëdha njerëzore dhe hyjnore. Lufta me vlerat është betejë fatalisht e humbur, nuk mund të fitohet kurrë. Shpreh mirënjohje të thellë imzot Janullatosit, i cili ka dëshmuar një përkushtim të jashtëzakonshëm që nga gurët e themelit gjer në kupolën e saj madhështore dhe të bukur. Së bashku me bashkëpunëtorët e tij i dhuroi kryeqytetit një nga monumentet më madhështore”, tha Berisha.

Berisha nuk harroi të tregonte edhe dhuratën që kishte marrë nga imzot Janullatos. “U largova me një dhuratë shumë të çmuar nga imzot Janullatosi. Ky është një kod i shek X, i cili gjendet në Korçë një kopje origjinale, kopja tjetër gjendet në Priston, si dëshmi e kulturës tonë të lashtë. Nën kujdesin e imzot Janullatosit kodiku është ribotuar dhe përkthyer, duke pasuruar kështu fondin e madh kulturor, fetar, shpirtëror të shqiptarëve”, u shpreh Kryeministri.

Berisha vlerësoi faktin që shqiptarët kanë qenë gjithmonë një komb i bashkuar, duke theksuar se duket akoma më afër ëndrra e bashkimit kombëtar.
“Edhe kur kisha u nda shqiptarët mbetën një komb i bashkuar. Gëzuar këtë ditë. Krishtlindje të tjera t’i festojmë edhe më mirë. 100-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë na gjeti më të bashkuar se kurrë. Ideali i bashkimit erdhi më i fuqishëm se kurrë, shumë më afër shndërrimit dhe bërjes realitet të ëndrrës së bashkimit kombëtar”, vlerësoi Berisha.

Në fund të deklaratës së tij, Kryeministri theksoi se muri i bllokimit do të shembet me kohën.
“Ata që shembën kishën, ata mbetën nën rrënojat e atyre mureve, vlerave nuk u reziston asnjë mur. Ky mur i bllokimit do të provohet si një mur letre në kohërat që do vinë”, theksoi Berisha.

RAMA: 2013, VITI I NDRYSHIMIT
Me një kartolinë urimi të publikuar në Twitter dhe një video në youtube kreu i PS-së Edi Rama uron të gjithë besimtarët për Krishtlindje por dhe Vitin e Ri 2013.
Në rrjetin social Twitter, Rama postoi dje një pikturë abstraksion, plot ngjyra të vizatuar në faqen e një blloku që duket si axhendë. Ndërsa në video kreu socialist uron që viti 2013 të jetë vit i ndryshimit.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë