PESHKOPI – Kryeministri Berisha i është drejtuar qytetit të Peshkopisë, menjëherë pas atij të Bulqizës, për t’u takuar me simpatizantët e PD-së, 5 ditë para procesit të votimit. Edhe në këtë qytet, sin ë Bulqizë, ai i është drejtuarve socialistëve më parë me pyetjen:
 
“Si ka mundësi “shoku i iautobusit” ka tre muaj që nuk ka lënë fjalë pa thënë, por fjalën integrim evropian s’e ka shqiptuar asnjëhërë?! Flet edhe për këmishën time e jelekun tim, por jo për integrimin, sepse e di që ka shkelmuar tre vjet mbi këtë projekt dhe e di që në Bruksel dhe kudo i ka dyert e mbyllura dhe është i damkosur për dëmin që i bëri vendit të tij. Qytetarët e paparti janë shumë afër me përpjekjet tona për të bërë realitet ëndrrën e integrimit në BE. Por ne do bëjmë gjithçka për liberalizimin me mikun tonë tonë të madh, SHBA-në.
 
Si ka mundësi që Rama nuk flet kurrë për rritje pagash, pensionesh, ndihme ekonomike? Sepse modeli i tij nuk lejon asnjërën prej tyre. Modeli i tij është pasurimi i qeveritarëve me monopole. Ftoj çdo socialist të bashkohet me ne në rrugën e mirëqënies dhe përfundimit të rrugës së Arbrit.
 
Ndaj dhe ju ftoj më 23 qershor që të bashkohemi për rrugën e Arbrit, rritjen e pagave në 700 USD, rritjen e pensioneve në 150 USD, për ujësjellësin e Peshkopisë, vaditjen e Maqellarës, për infrastrukrë moderne.  “Shoku i autobusit” ka votuar tre vjet rresht kundër ndërtimit të rrugës së Arbrit, që ne do ta përfundojmë sëbashku.  Ju zotohem se do punojmë për hapjen e universitetit, këtu, në Dibër dhe fermerëve, trefishimin e granteve; sistem kreditimi të butë, ndërtimin e tregjeve dhe agrobiznesin. Ju premtoj mbrojtjen e prodhimeve bujqësore, që shoku i autobusit po zotohet të heqë tvsh-në në mënyrë që miliarderët e PS-së të rrisin importet e produktet tuaja të kalben në ara," – përfundoi Kryeministri.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)