Berisha: Do të sjell 900 mijë turistë
në Berat, në 4 vjet Kuçovë moderne

Berisha: Do të sjell 900 mijë turistë<br />në Berat, në 4 vjet Kuçovë moderne
KUÇOVË- Kryeministri Sali Berisha gjendet në Kuçovë për të zhvilluar fushatën e tij elektorale. Berisha ka premtuar se “në 4 vitet që vijnë do bëjmë gjithçka për të ndërtuar infrastrukturën më moderne për Kuçovën”, se do të sjellë 900 mijë turistë në Berat.
 
Berisha ka theksuar se "në 4 vitet që kaluan me mundim, djersë, me seriozitet të madh u bëmë anëtarë të aleancës së lirisë më të fuqishme të kohërave të NATO-s. Së bashku me përpjekje të mëdha, përkushtim, me ndryshime serioze, në Shqipëri firmosëm me BE kontratën historike të Stabilizim-Asocimit".

TË LËVIZIM TË LIRË DREJT SHBA-ve
 
Berisha ka theksuar se "me punën tonë ia dolëm të lëvizim të lirë, të ofrojmë statusin e vendit kandidat, le të vazhdojnëmë përpara për Shqipërinë në BE". Ai ka përsëritur që "duhet të vazhdohet për liberalizimin e vizave me ShBA-të". Duke vijuar se "në këtë vend kemi miqtë më të mëdhenj që na duan, respektojnë, punojnë për ne, që të lëvizim të lirë në vendin e tyre".

PUNËSUAM 200 MIJË VETË 

"Punësuam në 4 vjet mbi 200 mijë vetë. E thotë FMN, BB, KE, i vetmi vend me rritje, që pati ulje të papunësisë dhe jo rritje të saj", ka theksuar Berisha në mitingun në Kuçovë.
 
Berisha ka premtuar se "ka vendosur t’i çlirojë bizneset nga çdo taksë për makineri dhe çdo gjë tjetër për prodhimin". "Fermerëve tanë t’u kompensojmë me para në dorë akcizën e naftës, TVSH-në e të gjitha makinerive, imputeve për fermat, blegtorinë, peshkimin e tyre".

AUTOBUSIN MAVI MOS E KRAHASO ME RILINDASIT

Berisha i ka kërkuar liderit të opozitës, Edi Rama, të mos fyejë qytetarët shqiptarë, duke krahasuar "autobusin mavi" me rilindasit.

"Mos krahaso Fidelin me Babë Dudë Karbunarën apo Abdyl Frashërin e Sami Frashërin. Çfarë e lidh Kokëdhimën me Naim Frashërin? Tom Doshin me Filip Shirokën dhe Ndre Mjedën? Këtë mund ta bësh vetëm ti për shkak të trashëgimisë tënde", ka akuzuar Berisha.

Ai ka theksuar se "është e freskët në memorjen tonë, kur etërit tuaj ndërmorën revolucionin kundër rilindasve tanë". Kryeministri e ka akuzuar Ramën se "kërkon t’i poshtërosh për së vdekuri rilindasit, kur do t’i krahasosh me Kokëdhimën, Tom Doshin, Nokën e sapodalë nga burgjet. Kjo është Rilindje e bllokut hoxhist, e etërve të tij, por ajo është e shkuar që s’kthehet më. 23 qershori do të jetë një Vaterlo për bijtë e tyre", është shprehur Berisha.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu do të apelojë urdhrin e arrestit të lëshuar nga GJPN

Netanyahu do të apelojë urdhrin e arrestit të lëshuar nga GJPN