Berisha: Do të krijoj aleancë, do të bashkëpunoj me çdo demokrat që beson se ky vend duhet të ketë opozitë sovrane dhe jo fasadë

Berisha: Do të krijoj aleancë, do të bashkëpunoj me çdo demokrat që beson se ky vend duhet të ketë opozitë sovrane dhe jo fasadë

1631213753_1621444661imago0056827039s.jpg

Sali Berisha ka deklaruar se Lulzim Basha duhet që të ndërgjegjësonte ndërkombëtarët për vendosjen e sanksioneve për Edi Ramën, pas daljes së sistemit të patronazhistëve. Por sipas tij, Basha nuk bëri një gjë të tillë, por nisi zgjedhjet brenda partisë.

"Skema ime ishte e drejtë, dhe doli që ishte 100% e vërtetë, në 30 vite nuk kam bojkotuar zgjedhje të përgjithshme, por nëse do më kishte shkuar në mendje do i bojkotoja këto të 2021 pasi dolën të të dhënat personale të njerëzve, nuk them që Basha duhet të bojkotonte zgjedhjet, pse? Sepse nuk duhet ta shpallte se dogjëm mandatet dhe PD duhet të ishte në parlament, por Basha duhet të bënte çdo gjë për të ndërgjegjësuar faktorin ndërkombëtar që Ramës t'i vendoseshin sankione për sistemin e patronazhistëve, por futi partinë në një mbledhje të Këshillit Kombëtar, u fut në procesin e zgjedhjeve brenda PD, por që u kushtoi legjitimitetin e Ramës para zgjedhjeve

Çfarë do bëj?

 Do të marr çdo aksion për të rivendosur sovranitetin e PD-së. Do të krijoj aleancë, do të bashkëpunoj me çdo demokrat që beson se ky vend duhet të ketë opozitë sovrane”,

 


Lajmi kryesor:

E përjashtoi nga PD, Berisha: Vendim personal i Bashës, të jepte 5 herë dorëheqjen, u kërcënua me sanksione! Do bëj gjithçka të rikthej sovranitetin e PD, i hapur për çdo post, do jem në Kuvend


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit