Berisha drejton nga Facebook
me mesazhe Bashën dhe PD
Kryetari i dorëhequr i Partisë Demokratike nuk ka lëvizur nga drejtimi duke shuar shpresat e të gjithë atyre demokratëve që mendojnë një fillim të ri në këtë parti. Deklaratat e tij në facebook përbëjnë “korsinë” e deklarimeve të Bashës dhe RD.
TIRANE - Kryeministri në detyrë Sali Berisha nuk është larguar nga drejtimi i Partisë Demokratike. Ai vijon të drejtojë këtë parti, ashtu siç e ka drejtuar për 23 vite me radhë, pavarësisht se në krye të PD është zgjedhur sipas parimit “një anëtar një votë” kryetari aktual i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha. Dhe për t’u bindur që vërtetë Berisha vijon të drejtojë me dorë të hekurt Partinë Demokratike, nuk duhet të shikohet thjeshtë numri i deklaratave që hedh ai në rrjetet sociale, por përmbajtja që kanë dhe se si përkthehen këto mesazhe nga ana e drejtuesit të ri të PD, zëdhënëses së PD, zyrtarëve të lartë dhe deputetëve të PD si dhe organit zyrtar të kësaj partie, Rilindja Demokratike.
Gjithçka që shkruan Berisha, ish-kreu i PD në profolin e tij në rrjetin social facebook, përkthet menjëherë nga kreu i ri Basha apo zëdhënësja e PD në deklaratë zyrtare. Duke treguar qartë se të gjitha mesazhet që jepen nga Berisha në rrjetin social, janë shinat mbi të cilat lëviz opozitarizmi i ri i djathtë shqiptar dhe më konkretisht të gjithë deklaratat e lidershipit të PD.
Ndaj dhe ish-kryetari i PD Berisha në mënyrë të dukshme pasi shpalos “platformën” në facebook, përmes goditjes që i jep qeverisë së re ende pa ardhur në krye të punëve në Shqipëri, në respekt të votave të marra më 23 qershor, menjëherë ajo kthehet në kauzë opozitare nga ana e strukturave zyrtare të PD, duke filluar nga kryetari i ri Lulzim Basha, vijuar me zëdhënësen e PD, dhe botuar më pas dhe në gazetën RD, organ zyrtar i kësaj partie. Dhe rastet më të freskëta janë kontestimi i zgjedhjeve në Lezhë e Shkodër, duke deklaruar se opozita në këto dy qarqe ka vjedhur votën dhe duke paralajmëruar se nuk do të ketë paqe politike në vend përsa kohë nuk bëhet transparencë e plotë e zgjedhjeve në këto dy qarqe dhe në të gjithë Shqipërinë.
Vetëm pak orë pas hedhjes në facebook nga Berisha e kësaj deklarate, menjëherë ajo u bë linjë zyrtare e qëndrimit të opozitës së re të djathtë, me deklaratat e kreut të PD Basha në këtë linjë, me deklaratën e zëdhënëses së PD Vorpsi po në këtë linjë dhe me pasqyrimin detajuar në gazetën RD. Rasti tjetër flagrant është ai i akuzave ndaj kabinetit të ri qeveritar të majtë të drejtuar nga kreu i PS Edi Rama. Ish-kryetari i PD Berisha shkruan në facebook se Shkëlqim Cani ministër i ri i Financave është ministër i Ramiz Alisë, dhe menjëherë pas një ore del kryetari i PD Basha dhe thotë të njejtën gjë, pas Bashës del zëdhënësja Vorpsi dhe thotë të njejtën gjë, dhe në vijim me radhë të gjithë deputetë dhe ish-deputetë të PD në kor hedhin në rrjetet sociale mot a mot të njejtat akuza. Ndërsa RD i kushton dy faqe pikërisht këtyre akuzave.
E njëjta gjë dhe me ministrat e tjerë, duke filluar nga Ditmir Bushati, ministër i Jashtëm, vijuar me Sajmir Tahirin Ministër i Brendshëm, me Erjon Veliajn ministër të Mirëqenies dhe Rinisë dhe tërë kabinetin qeveritar. Me të njejtën praktikë, renditje deklaratash, tonalitet akuzash dhe afat kohor nga njëra tjetra.
OPOZITAIsh-kryetari i PD Berisha në mënyrë të dukshme pasi shpalos “platformën” në facebook, përmes goditjes që i jep qeverisë së re ende pa ardhur në krye të punëve, në respekt të votave të marra më 23 qershor, menjëherë ajo kthehet në kauzë opozitare nga ana e strukturave zyrtare të PD.
Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.09.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3243
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35